PS: Të shkarkohen anëtarët e Gjykatës së Lartë
Partia Socialiste kërkon shkarkimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Shkak i kësaj kërkese është vendimi i marrë disa ditë më parë që pushoi çështjen hetimore mbi Fatmir Mediun, ndërsa organi i akuzës e bën atë përgjegjës për ngjarjen e Gërdecit. Por gjykimi i socialistëve shkon disa muaj më parë, kur u mor një tjetër vendim për pushimin e hetimit për ministrin Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në selinë rozë, Ylli Manjani, tha dje se Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën në shqyrtimin e disa çështjeve këtë vit ndaj ministrave të kësaj qeverie. Rasti i fundit, sipas Manjanit, është ai ndaj çështjes "Gërdeci", të cilën gjykata e pushoi së gjykuari pa e shqyrtuar. Nisur nga kjo, Manjani tha se Gjykata e Lartë e ka shkelur rëndë Kushtetutën disa herë brenda vitit, sepse dokumenti themelor i shtetit shqiptar, Kushtetuta, e urdhëron t‘i gjykojë çështjet dhe jo t‘i pushojë pa i shqyrtuar. Eksperti ligjor i opozitës, Manjani, deklaroi se politika ka rast të dëshmojë vullnet për të vendosur drejtësi, çka e kërkojnë sot qytetarët. "Në këto kushte i takon Parlamentit që të nisë procedurat e shkarkimit të atyre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që e kanë shkelur rëndë Kushtetutën", tha Manjani.
Ky është një moment që, sipas tij, qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht luftën ndaj krimit dhe pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa deklaroi se edhe opozita ka përgjegjësitë e veta në këtë çështje, pasi i takon asaj që të kërkojë hetimin në Kuvend për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe qeverisë që ta mbështesë menjëherë këtë kërkesë.
"Askush nuk mund të ketë imunitet dhe i takon Partisë Socialiste të çelë një hetim parlamentar, ndërsa qeveria duhet të japë konsensus", shpjegoi Manjani. Për të mbështetur idenë e tij, Manjani iu referua një rasti të ndërhyrjes së Kuvendit në vitin 2001. Me iniciativën e ministrit të reformës institucionale të asaj kohe dhe disa deputetëve iu dërgua Kuvendit kërkesa për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që sipas tyre kishin dhënë një vendim të padrejtë. Edhe pse në atë rast Kuvendi nuk arriti t‘i shkarkonte, për shkak se nuk u argumentua siç duhej, përsëri politika duhet ta provojë.
Pas vendimit për zgjedhjet nga Kolegji Zgjedhor e tani së fundmi edhe për çështjen "Mediu", PS i ka ashpërsuar mjaft tonet ndaj gjyqësorit. Dy ditë më parë në Gjirokastër, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, tha se sistemi gjyqësor është gjunjëzuar përballë presioneve. "E drejta e hapjes së kutive të votimit është mohuar me dhunë, me dhunën e kartonëve në KQZ dhe me dhunën e ushtruar mes presionit mbi një pushtet gjyqësor, i cili po shpërbëhet tërësisht; mbi një pushtet gjyqësor, i cili nuk ka kurajon të shohë në sy ata që vranë 26 njerëz dhe i cili nuk ka këllqe të japë asnjë vendim që prek interesa të paligjshme; asnjë vendim që prek njerëz të veshur me imunitetin e pushtetit, në mos vetëm me imunitetin e deputetit; me një pushtet gjyqësor që ka trimërinë të shohë në sy vetëm qytetarët që nuk kanë miq, që nuk kanë para, që nuk kanë mundësi të influencojnë gjyqin dhe që duke i parë në sy iu mohon të drejtën sy më sy; me një pushtet gjyqësor, i cili po bëhet dita ditës streha ku gjejnë pafajësinë gjithfarë lloj kriminelësh, gjithfarë lloj horrash, gjithfarë lloj hajdutësh dhe kusarësh", deklaroi Rama. Ndërsa në reagimin zyrtar të ditës kur u mor vendimi për Mediun, deputeti i sapozgjedhur i kësaj partie, Saimir Tahiri, tha se gjykata ka marrë një vendim të turpshëm dhe skandaloz e që Mediu mbetej fajtor për tragjedinë e Gërdecit.