Historia si Edvini e zgjodhi Lakrorin në bazë të informacionit, se ai fle në një krevat të sekuestruar
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar dje nga Fieri, se nuk do të njohë as konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR, lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Këtë reagim, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste e bëri gjatë një takimi me strukturat e PS-së në këtë qark dhe në kuadër të duetit të gënjeshtërt, me Maqo Lakrorin. Elementët që faktuan rregullsinë e zgjedhjeve, të cilat u vlerësuan nga OSBE/ODIHR, siç janë numërimi në transparencë të plotë i votave, nëpërmjet një mekanizmi të ri, si fotografimi i votës, korrektësia e rezultatit të zgjedhjeve, situata e qetë para dhe pas procesit, shmangia e ndërhyrjeve të shtetit, për Edi Ramën, përmbajnë të meta dhe kurrsesi ai nuk mund të pranojë rezultatin përfundimtar. Kësisoj, kreu në detyrë i PS-së, shprehet edhe kundër vullnetit të vëzhguesve të pavarur ndërkombëtarë, të cilët certifikuan procesin zgjedhor, duke i dhënë hov perspektivës së evropianizimit të Shqipërisë. Edi Rama, përsërit edhe në Fier këngën me refrenin e populist, “bojkot pa afat parlamentit”. “Opozita kërkon që përmes transparencës së këtyre zgjedhjeve të eliminohen të gjitha fenomenet e abuzimit të pushtetit, të fotografimit të votës, të numërimit të keq të votave, të lirimit të të burgosurve dhe fenomene të tjera të deformimit të rezultatit zgjedhor”, tha Rama, duke rënë ndesh me vlerësimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR. Përpos kësaj, Edvini shqiptoi dje edhe një apel arkaik, një thirrje për qëndresë të madhe, ndaj tre njerëzve, kryeministri Berisha, ish-kryetarit historik të PS-së, Nano, dhe kreut të LSI, Meta. “Ne duhet të rezistojmë, dhe ne do të rezistojmë. Dhe ju siguroj se fati i kësaj beteje nuk është në dorën e Sali Berishës, as të ilir Metës, as të Fatos Nanos. Ky është një pushtet ilegjitim, fati i kësaj beteje është vetëm në dorën tonë. Fati i kësaj beteje mund të shkruhet vetëm në mendjen dhe në zemrën tonë dhe fatin e kësaj beteje e përcaktojmë vetëm ne, me kurajo, me vendosmëri dhe me bindjen se nuk ka rrugë tjetër, se çdo rrugë tjetër është rruga që na çon në humbjen e lirive dhe të drejtave tona”, tha ai, duke vijuar duetin fasadë me Maqon.
Me siguri Edvini ka informacion për krevatin e sekuestruar, në të cilit sot e kësaj dite fle Maqo Lakrori, njeriu i thirrur nga pensioni politik për të luajtur fasadën, e që afëremndsh, në fund edhe do të marrë shpërblimin prej kryetarit mandatprerë e në menopauzë politike. Edvini e di shumë mirë se Maqo Lakrori pluskoi në nomenklaturën komuniste e vijoi edhe më vonë të qendronte mbi ujë, pas 1990, për shkak se ishte i biri i njërit nga pinjojtë kryesorë të ish-Sigurimit të Shtetit, Lefter Lakrorit. Eksponent i praktikave të sekuestrimit të pasurive të shqiptarëve që klasifikoheshin se nuk e kishin ndihmuar Lëvizjen e Enver Hoxhës, Lakrori u interesua personalisht që krevati (thuhet goxha luksoz për kohën, i pajisur me një mobilje të rrallë) i njërës nga familjet e vëna nën sekuestro të mos përfundonin në administrimin e paimagjinueshëm të strukturave shtetërore, por të përfundonte në dhomën e tij të gjumit. Aty u ngjiz e aty edhe u rrit Maqua, pa e vrarë fare ndërgjegjen për dramën që krevati ngërthente në vetvete. Pas vitit 1990, familja e drobitur nga dekadat e gjata të persekutimit hapi gjyq dhe kërkoi kthimin e pasurisë së shtetëzuar, por në një kërkesë të veçantë, kërkoi kthimin e krevatit, që ishte një kujtim nga dinastia e tyre familjare. Familja e Maqos (Lakrori, siç i thonë), refuzoi ta kryente këtë detyrë të fundit humaniste, duke mos e kthyer krevatin, edhe ashtu mjaft i rrënuar, veç për të mos realizuar përmbushjen shpirtërore të asaj familjeje të përndjekur. Maqua kishte nevojë ende për krevatin e sekuestruar, sepse me sa duket, e dinte se Nomenklatura do t’i caktonte një detyrë të fundme, atë të sekuestrimit publik prej të birit të njërit prej atyre që s’i ka të numëruara firmat e dënimeve me pushkatim në presidiumin e Parlamentit, për interesat e tij ngushtësisht politike.
Do Zoti e marrëveshja e sekuestrimit s’ka edhe ndonjë aneks të natyrës mirëfilli personale, se zoti Lakrori ka namin se s’e ka shumë vëmendjen kur i firmos marrëveshjet, e rrezik nuk e ka parë “byrekun” e marrëveshjes.