E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA rrit fondin e ndihmave për Shqipërinë dhe Ballkanin

Deklaratë e Filip Gordon, Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit në një seancë dëgjimore në Kongres

Me këtë program asistence, SHBA synon fuqizimin e mëtejshëm të vendeve të rajonit, kryesisht Shqipërinë, për konsolidimin e progresit demokratik dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Filip Gordon, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, në një seancë dëgjimore në Kongres, i kërkoi këtij të fundit një ri-bilancim të fondeve, në vitin 2010, për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit.     

TIRANE – Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikojnë të rrisin fondet e ndihmës për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, me synim konsolidimin e progresit demokratik në këto vende dhe rritjen e sigurisë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, në një seancë dëgjimore në Kongres, u shpreh se për vitin 2010, duhet bërë një ri-bilancim të fondeve, për vendet e Ballkanit dhe vendet e me demokraci të prishtë, që janë kryesisht ato ish sovjetike. “Në vendet e Ballkanit, viti fiskal 2010, sipas kërkesës tonë në Kongres, përfaqëson një ri-bilancim të niveleve të ndihmës, për alokuar fonde të fuqishme dhe për t’i çuar drejt rritjes ato, për të konsoliduar progresin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, për të forcuar reformat në Serbi, dhe për të siguruar që Bosnja dhe Hercegovina të marrin përparësi në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik”, u shpreh Gordon në seancën dëgjimore në Kongres.
Ai u shpreh se bashkëpunimi me partnerët evropianë, për çështjet globale është një pjesë vitale shumë e mirë, e marrëdhënieve të SHBA-ve me vende evropiane. “Në mënyrë specifike kjo përfshin asistencën e huaj dhe ruajtjen e angazhimeve tona në vitet që vijnë. Puna jonë për të ushqyer reformat demokratike dhe ekonomike për ish vendet e Bashkimit Sovjetik, filloi pas rënies së Murit të Berlinit dhe është ende larg përfundimit të saj. Shumë vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë dalë nga faza e ndihmës së huaj, kryesisht për shkak të anëtarësimit të tyre në BE apo në NATO”, tha ai, duke specifikuar destinacionin e asistencës së SHBA-ve.
“Ne jemi duke kërkuar burime shtesë për të parandaluar ose kundërshtuar proceset anti demokratike në vende si Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Armenia”, shtoi Gordon, duke iu referuar situatës në vendet aziatike.
Sipas tij, vendet që ende janë në proces dhe marrin asistencën e SHBA-ve, për kapërcimin e tranzicionit demokratik, padyshim paraqesin një sfidë të ashpër edhe sot, veçanërisht gjatë krizës ekonomike globale.
“Ndihma e Jashtme e SHBA-ve, investon në sigurinë amerikane, duke kontribuar për sigurinë evropiane dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një qëndrueshmërie të plotë në komunitetin transatlantik. Ndihma jonë është thelbësore për forcimin e përpjekjeve të vendeve të brishta për nga reformat si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike”, theksoi Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit.
Duke iu referuar objektivave të asistencës amerikane në Rusi, Gordon nënvizoi se “ne fokusohemi në programe për nxitjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtat e njeriut, për të rritur bashkëpunimin me Moskën, për t’iu kundërvënë përhapjes bërthamore, terrorizmit dhe sëmundjeve shëndetësore botërore”.
Ai i kërkoi Kongresit, që për vitin 2010, të rrisë asistencën amerikane për vendet e Ballkanit dhe ato ish-sovjetike, apo më gjerë edhe në Euroazi, duke i shërbyer sigurisë së këtyre vendeve dhe forcimin e procesit të demokratizimit.
“Ndihmat tona ushtarake në Evropë dhe Euroazi, për të cilat ne kërkojmë të rivendosim financimin e mëparshëm, pa shkurtime të mëdha si në vitin 2008 dhe 2009, për të ndërtuar kapacitete të reja në vendet që mbështesin operacionet tona të sigurisë jashtë vendit, përfshirë Afganistanin, dhe duke përmirësuar profesionalizmin e forcave evropiane dhe zhvillimin e ndërveprimit të tyre me NATO-n”, përfundoi fjalën e tij, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›