PS, Toçi: LSI, largohu nga qeveria, bashkohu me ne
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi në një intervistë të dhënë dje për "Gazeta Shqiptare" shprehet se aleanca PS-LSI është e mirëpritur. Por sipas tij duhet që më parë partia e Ilir Metës të largohet nga koalicioni me Berishën.
Si e përjetuat tragjedinë e Himarës, ku humbën jetën 13 persona, nga të cilët 11 studentë?
Ishte një nga ngjarjet më të dhimbshme të viteve të fundit, ku u prenë në mes ëndrrat e 11 studenteve për shkaqe që mbeten gjithmonë pa përgjegjës dhe ku faji mbetet përherë jetim. Ishte një nga ato ndodhi të papritura kur njeriu ndihet i pafuqishëm për t'i ndryshuar gjërat pasi ndodhin duke rënë pavetëdije në prehrin e fatalizmit, në një vend ku aksidente ndodhin përditë dhe ka mesatarisht një humbje jete në ditë vetëm në rrugët e Shqipërisë, nëse mund të quhen të tilla. Vetëm 3 - 4 ditë pas kësaj tragjedie në rrugët e pasigurta të Shqipërisë janë raportuar nga mediat edhe 3 viktima të tjera dhe me dhjetra janë të plagosurit. Duke e njohur mirë vendin ku ndodhi aksidenti, ngaqë e bëj këtë rrugë shpesh, i quaj me fat studentet që mundën të shpëtonin në një vend dhe në ato rrethana që tashmë dihen, ku bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë. Një mirënjohje pa kufi dhe konsideratë të veçantë dua të shpreh për banorët e Himarës dhe fshatrave përreth për shpirtin human dhe solidaritetin njerëzor që demonstruan, duke shpëtuar jetë njerëzish me gatishmërinë e tyre në çastet e para të aksidentit, kur ndihma është decizive dhe strukturat shtetërore mjekësore nuk kishin arritur ende.
Aksidenti i fundit që ndodhi tek Ura e Vishës në Himarë, veçse preku gjithë shqiptarët nxori në pah edhe një herë probleme të shumta me infrastrukturën rrugore apo edhe shëndetësore. Cili është mendimi juaj për situatën e rrugëve apo edhe atë të shëndetësisë në atë zonë, ku ju jeni edhe deputet?
Në këto ditë dhimbjeje për familjet e viktimave, por edhe për të gjithë shqiptarët, të gjithë i janë shmangur diskutimit për përgjegjësit e vërtetë të kësaj tragjedie. Por ky pakt, që vjen prej traditës dhe zakoneve të mortit nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Qafa e Vishës është vend i njohur për aksidente, dhe është një aks rrugor me rrezikshmëri të lartë edhe pas "rikonstruksionit" që i është bërë rrugës së Bregut. Për mendimin tim, kjo rrugë, nga ushtarake që ishte kur u ndërtua para gati një shekulli nga robërit e Luftës së Parë Botërore dhe ushtria austriake, është kthyer në turistike pas disa ndërhyrjeve dhe asfaltimit të viteve të fundit, por është tërësisht jashtë standardeve bashkëkohore për t'u quajtur rrugë nacionale. Kalimi në këtë rrugë i autobusëve dhe kamionëve të tonazhit të lartë është një aventurë e rrezikshme që duhet ndaluar. Qafa e Vishës, ku ndodhi aksidenti, sipas mendimit të specialistëve duhej të ishte shmangur gjatë rikonstruksionit të fundit, për një shtesë dhe një urë në koston e projektit që nuk u bë, edhe pse financimet janë bërë sikur të ishte rrugë me parametra të krahasueshme me vendet e BE-së. Në fakt Visha nuk është i vetmi aks i rrezikshëm i rrugës së Bregut, apo i rrjetit rrugor në Shqipëri. Në këtë vend, që ka vetëm 50 km autostradë (nga Rrësheni në Kukës) dhe që u ka kushtuar shqiptarëve mbi një miliard euro, i gjithë rrjeti rrugor është jashtë standardeve dhe burimi i vërtetë i përhershëm i aksidenteve vdekjeprurëse duke e kthyer në bilanc lufte numrin e jetëve të humbura nga aksidentet rrugore. Sot në Shqipëri nuk kemi asnjë aks rrugor të përfunduar, edhe pse shqiptarët janë dëshmitarëve të prerjes së shiritave disa herë për të njëjtën rrugë. Sot rrugët e vendit tonë, për fatin e keq të shqiptarëve, ngjajnë si zorrët jashtë të një trupi të çarë që pret shpëtimin nga një ndërhyrje emergjente kirurgjikale për t'u kthyer në normalitet. E njëjta gjë mund të thuhet për spitalin e Himarës dhe shërbimin shëndetësor në të gjithë vijën bregdetare të Jugut. E kapur në grackë nga tragjedia e fundit, spitali i vogël i Himarës, i vetmi që nga Vlora deri në Sarandë, bëri të pamundurën dhe ia doli falë përkushtimit vetëmohues të personelit dhe ndihmës së banorëve, i braktisur tërësisht prej kohësh nga mbështetja logjistike shtetërore, dhe pse është një qendër shtetërore rajonale për gjithë Bregun, edhe pse gjatë muajve të verës numri i banorëve dhe pushuesve disafishohet dhe kanë nevojave edhe për shërbimin shëndetësor.
Në datën 30 Maj është lënë që të zhvillohet raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të vendit, por ende nuk kemi një emër zyrtar kandidati. Mendoni se do të arrihet një zgjidhje konsensuale me këtë mungesë dialogu paraprak?
Nga sjella e mazhorancës dhe e kryeministrit Berisha në seancën e fundit parlamentare është e vështirë të mendohet për një zgjidhje konsensuale. Nuk ka asnjë përgjigje ndaj ftesës së opozitës për dialog midis palëve dhe vazhdojnë deklaratat z.Berisha dhe e përfaqësuesve të tjerë të kësaj mazhorance se kandidatura e Presidentit do të jetë një prej figurave të njohura të PD-së. Kjo e bën të pamundur dialogun para ditës së nisjes së seancave të votimit dhe heq çdo mundësi të konsensusit, i cili është aq i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët dhe një prej kërkesave kryesore të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët po e monitorojnë nga afër procesin.
Deri tani është folur se PS mund të bojkotojë 3 raundet e para, në rast se PD vendos të kandidojë një figurë të sajën. Cila do të jetë strategjia e grupit tuaj parlamentar?
Ne vazhdojmë të jemi, dhe po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme nga ana jonë, për një zgjidhje konsensuale, si një shprehje e pjekurisë të klasës politike shqiptare që do ta meritonte statusin e vendit kandidat në BE. Nuk ka pasur asnjë diskutim për bojkote të mundshme dhe qëndrimi i grupit parlamentar të PS-së do të përcaktohet nga vendimmarrja e tij në kohën e duhur, në varësi edhe të rrjedhave politike që vijnë nga qëndrimet e palëve me të cilat po dialogohet. Ajo që është bërë publike nga ana jonë deri tani është se ne nuk do të mbështesim dhe nuk do të votojmë asnjë kandidaturë që vjen nga radhët e PD-së dhe do të jemi deri në fund për një kandidaturë konsensuale, për një kryetar shteti që do të simbolizojë dhe sigurojë unitetin e popullit dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e vendit, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe ta çojë vendin drejt integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian që e aspirojmë të gjithë.
Ish-kryetari socialist Fatos Nano është vetëshpallur si kandidat për President. A ka shanse që të jetë ai President, sipas mendimit tuaj?
Më duket e vështirë. Dëshira dhe pretendimet e tij për të qenë mbi palët më duket se e kanë lënë jashtë palëve.
Në dijeninë e deputetëve të PS-së a ka një përpjekje për të bërë një marrëveshje me LSI-në për zgjedhjen e Presidentit të ri, pas takimit midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, gjë që në fakt nuk përjashtohet nga LSI?
Në gjendjen që është katandisur vendi si rrjedhojë e keqmenaxhimit të kësaj mazhorance del si prioritare nevoja për largimin sa më parë të kësaj qeverie, me çdo mjet dhe me bashkëpunimin e të gjitha forcave politike që e ndiejnë këtë nevojë dhe janë të gatshme t'i bashkohen kësaj alternative të opozitës. Largimi i Berishës dhe i klanit të tij është alternativa e vetme për shpëtimin e vendit nga katastrofa përfundimtare. Në rastin e LSI-së dihet që shumica e mbështetësve të saj vijnë nga e majta dhe thirja jonë shkon edhe për këtë pjesë të votuesve, por ajo duhet më parë të largohet nga qeverisja me Berishën duke treguar kështu se është e gatshme për ndryshimin e situatës së rënduar në vend.
A ka ardhur momenti, sipas jush që të ketë një bashkim të së majtës, edhe me LSI-në për fitoren e zgjedhjeve të 2013?
Përpjekjet tona janë për një koalicion sa më të gjerë e të qëndrueshëm midis palëve që janë për largimin me votë të kësaj qeverie. Për këtë qëllim bashkimi i së majtës është hapi imediat, por edhe ftesa për të gjitha ato forca politike të interesuara që duan ti bashkohen qëllimit tonë. Me krizën e gjithanshme që ka përfshirë vendin, abuzimet e korrupsionin galopant si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike të shqiptarëve ka ardhur prej kohësh momenti oportun jo vetëm thjesht për bashkimin e së majtës, por edhe për ardhjen e së majtës dhe aleatëve të saj në qeverisje, për t'ia ndërruar faqen vendit dhe futjen në zhvillimet normale. Para se të flasim për subjekte politike konkrete thirrja jonë e parë u drejtohet njerëzve të thjeshtë, kudo që jetojnë e punojnë, që para se ta përcaktojnë vehten e tyre se cilës forcë politike i përkasin dhe aspirojnë të shohin pa militantizëm se cila forcë politike do të zgjidhë realisht problemet e tyre, që do t'u japë punë dhe siguri për jetën, jetë normale dhe dinjitet njerëzor, të cilat i kanë humbur në këtë dekadën e fundit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)