E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topalli, hap dosjen

Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Sigurise e Administrates prane Asamblese Kombetare ne PS, Ylli Manjani, reagoi dje lidhur me ligjin per pastertine e figurave dhe pretendimeve te Kryetares se Kuvendit. "Thirrjes se saj ndaj opozites per t'u ndare nga e shkuara, duke hapur dosjet, ne i pergjigjemi, se prej dy vjetesh zonja Topalli ka ne sirtar projektligjin e PS, per te nxjerre spiunet e sigurimit nga politika", u shpreh Manjani. Ne po te njejten linje, Manjani vecoi se "projektligji yne vazhdon te rrije mbyllur ne sirtarin e saj, bashke me hijet e ish-sigurimit te shtetit, qe jane sot deputete e ministra. Por, nese zonja Topalli kerkon sinqerisht t'i jape nje shtyse reale ketij procesi, mund te hape simbolikisht per publikun dosjen e saj". Nderkohe Topalli nepermjet zedheneses ka reaguar, duke u shprehur se eshte verifikuar tre here dhe s'ka frike te verifikohet as 300 here. Per te, eshte Rama ai qe ka frike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›