Presidenti kalon buxhetin suplementar, dekreton dhe 20 ligje te rendesishme
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, jep firmen pro buxhetit suplementar te shtetit, i miratuar me sherre e debate te gjata pak dite me pare ne Kuvend. Kreu i shtetit nuk vonoi ne dhenien e firmes per buxhetin suplementar qe pensionet dhe pagat ne qytet dhe ne fshat. Nga rritja e buxhetit do te perfitojne shtese ne pensione rreth 800 mije familje ne qytet dhe ne fshat. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, pra duke nisur nga 1 korriku, pensionet do te rriten me rreth 15 per qind ne fshat dhe 10 per qind ne qytet. Rritje sipas buxhetit suplementar, i cili mori dje dhe bekimin e Presidentit, do te pesoje dhe ndihma ekonomike qe jepet per shtresat e varfra, por dhe sistemi i pagave ne teresi. Si per ato ne shendetesi, arsim apo dhe ne administrate. Ky ligj nuk mban votat e opozites, qe e quajti buxhetin e deshtimit dhe se parate e tij jane para te mbledhura nga vjelja e taksave ne menyre te padrejte te shqiptareve. Ndryshe pretendon ekzekutivi, ku Kryeministri Sali Berisha u shpreh se parate e ketij buxheti jane mbledhur nga shkurtimi i abuzimeve. Po diten e djeshme, kreu i shtetit ne koordinim me mbylljen e sesionit parlamentar, dekretoi dhe nje sere ligjesh te tjera te votuara ne seancat e fundit plenare. Mes tyre, Topi firmosi per ligjin e "Akademise se Shkencave", per ligjin mbi "Parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS". Po keshtu, kreu i shtetit dekretoi dhe dergimin e nje force ushtarake shqiptare ne rajonin e Gjirit Persik, si dhe pjesemarrjen ne operacionin ushtarak te Bashkimit Evropian per menaxhimin e krizave ne Republiken e Cadit dhe Republiken e Afrikes Qendrore. R.R