E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 'Trafik' armësh në Libi

Ndërsa Kuvendi diskutonte për projektligjin e demontimit te armeve, partia Socialiste ka akuzuar mazhorancen për transaksione armesh me vendet arabe. Sipas deputetit Erjon Braçe, opozita ka dokumente qe provojnë dërgimin e armeve ne Libi dhe Jemen. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Imami ka pohuar se kontrata është anuluar. Por ne fakt replika e vërtetë këtë seance plenare ka qene mes zonjave Topalli e Dade. Kryeparlamentarja i ka kujtuar deputetes Socialiste se ne Kuvend nuk duhet te qëndrojnë deputete, fëmijët e te cilëve kane plagosur persona te tjerë dhe nuk janë dënuar. Edhe pse deputetja Dade ka kërkuar fjalën për replike janë dashur rreth 15 minuta qe Topalli t?i japë fjalën, pasi i kishte dhënë me pare vërejtje dhe kërcenim për pezullim nga parlamenti për zënie te foltores.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?A8S77B10e6A","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›