Vrau ish-te dashuren Arrest me burg per kosovarin Kelmendi

Gjykata e Tiranes caktoi dje masen arrest me burg ne ngarkim te kosovarit 47-vjecar Aziz Kelmendi nga Mitrovica i akuzuar per vepren penale Vrasje me dashje te ish-te dashures 21-vjecare perkatesisht kengetares Emmy. I akuzuari Kelmendi ka mohuar kategorikisht akuzen e vrasjes ndersa e ka cilesuar ngjarjen si aksidentale. Une kam pasur nje lidhje 2-vjecare me Emmy-n dhe gjate kesaj kohe ishim ne prag ndarjeje pasi kam zene nje te dashur tjeter. Naten e ngjarjes kam shkuar te lokali ku ndodhi ngjarja vetem per nje sqarim dhe nuk kam ndenjur brenda. Emmy me pa me te dashuren dhe nisi debate xhelozie madje deshi te futej ne makine. Ajo ishte kapur te xhami i dritares dhe nuk e pashe qe vazhdonte te qendronte ashtu. Une nisa makinen dhe ika per te cuar te dashuren ne nje tjeter vend dhe me pas u ktheva aty ku ndodhi aksidenti. Une i thashe vete policise se isha personi me te cilin ajo pati problem dhe qe e aksidentoi pa dashje - ka deklaruar para gjykates dje 47-vjecari Kelmendi ne masen e sigurise. Por ndryshe nga deklarimet e tij prokurorja Liljana Gjonmema ka treguar nje tjeter version te ngjarjes duke kerkuar caktimin e mases Arrest me burg. Avokati dhe vete i arrestuari kane ofruar edhe garanci pasurore nje kerkese qe eshte refuzuar nga gjykata. Ne perfundim te mases gjykata la ne burg biznesmenin kosovar te akuzuar per Vrasje me dashje. Ngjarja ka ndodhur ne nje nga lokalet e nates prane Porcelanit ndersa kengetarja Elsina Hidershai ka qene ne shoqerine e nje tjeter kengetareje nga Kosova Bajza Bajrami. Kengetarja e re humbi jeten disa dite me pare pasi kishte qendruar per gati 2 dite ne vdekje klinike ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mesnates ndersa 21-vjecarja eshte transportuar me urgjence per ne spital per te marre ndihmen e pare. Por pavaresisht nderhyrjes ne kohe te mjekeve gjendja e saj ishte mjaft e rende dhe pa shpresa per jeten. Pas dy ditesh perpjekje per ta nxjerre nga rreziku per jeten 21-vjecarja Hidershai humbi jeten.