PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj, gjyqtarët të japin drejtësi
TIRANË- Partia Socialiste nëpërmjet një deklarate për mediat ka reguar pasditen e sotme mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili në seancën e sotme pushojë cështjen mbi KZAZ 49.
Sipas pretendimeve të Selise Roze vendimi i sotëm i Kolegjit ishte i pabazuar në ligj, ndërkohë që ka shprehur shqetësim influencimin e polikës në vendimet e Kolegjit. Sipas Partisë Socialiste vendimi flet për vështirësinë e dhënies së drejtësisë në vend.
“Partia Socialiste e Shqipërisë e konsideron vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor absolutisht të pabazuar në ligj dhe tërësisht të papranueshëm.Ky vendim flet qartë për vështirësinë e jashtëzakonshme të dhënies së drejtësisë në këtë vend dhe për pamundësinë e trupit gjykues për të vendosur në bazë të ligjit e jo të rrethanave politike apo interesave vetjake të secilit gjykatës’,- thuhet në deklaratën e PS.
Ndërkohë që opozita i ka bërë thirrje gjyqëtarëve që të marrin vendime të drejta dhe të pa ndikuar, pasi kjo lidhet me interesat ndërkoëmbëtare në vend.
‘Partia Socialiste u bën publikisht thirrje gjyqtarëve që të japin drejtësi, jashtë çdo ndikimi politik, dhe të mos harrojnë për asnjë çast se kjo çështje është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare, me demokracinë e stabilitetin e vendit, me drejtësinë e drejtë, të pavarur e të pandikueshme për asnjë arsye politike apo ngushtësisht vetjake’,- vijon deklarata e PS.
Partia Socialiste pohon se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të drejtën që sipas saj i takon duke shpresuar që gjyqtarët do të zbatojnë Kushtetutën.
“Partia Socialiste do të vazhdojë ta kërkojë të drejtën e saj në dyert e sistemit të drejtësisë, duke shpresuar, deri ne fund se gjyqtarët do të zbatojnë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi”,- përfundon deklarata e Selisë Rozë.
(e.m/BalkanWeb)