Plazh këtë fundjavë, por kujdes shiu nuk do largohet!
TIRANË-Për dashamirësit e plazhit, kjo fundjavë do të jetë me diell, por mos largoni cadrat nga cantat, shiu nuk do të largohet.
Parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb bën të ditur se reshjet e shiut do të jenë prezente dhe javën që vjen, ndërsa moti premton diell për këtë fundjavë.
Kush ka parashikuar të frekuentojë plazhin nga e premtja deri ditën e diel mund ta realizojë këtë dëshirë pasi moti me diell do të shndrisë në zonat bregdetare të vendit ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të nxehta. Pritet që temperaturat të shënojnë nga 16 më e ulëta deri në 27-28 gradë Celsius në Durrës, në Sarandë 16-24-25 gradë Celsius, në Vlorë 18 deri deri në 25 gradë Celsius kurse në Shkodër 15-25 gradë Celsius.
Por, fillimi i javës do të pasojë sërish më shtrëngata ku sidomos në zonat malore, reshjet do të nisin që të dielën. Temperaturat e ngrohta nuk do të pësojnë zbritje të madhe, por do të luhaten me 1 ose 2 gradë më të ulëta se ditët e fundjavës.
Kurse në disa rrethe malore si në Korcë, Peshkopi, Kukës e Gjirokastër reshjet e shiut nuk do të pushojnë gjatë gjithë këtyre ditëve si dhe në fillim javë, ndërsa temperaturat nuk do të shënojnë aspak zbritje krahasuar më ditën e sotme.
(danielabonollari/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Parashikimi i motit për datën 26/05/2011