E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, përmbyset ekskavatori, vdes drejtuesi i tij

FIER-Një 35-vjeçar nga fshati Pojan, 8 km në perëndim të qytetit të Fierit, humbi jetën tragjikisht, teksa ishte duke punuar me ekskavatorin e tij në fshatin Lalar të rrethit të Fierit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11.00 të ditës së sotme në vëndin e quajtur "Liqeni i Lalarit". Sipas burimeve në vëndngjarje, Arben Tokalaci ishte duke punuar për hapjen e një sheshi pranë liqenit të fshatit Lalar. Pasi ka gërmuar dhe ngarkuar me dhe kamionin e parë ai ka humbur kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke e zenë poshtë kabinën e drejtimit.
Punëtorët e pranishëm në vendin e ngjarjes e kanë nisur menjëherë në spital 35 vjeçarin Tokalaci, por viktima ndërroi jetë rrugës pa mbërritur në spital.
Policia ka shkuar në vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›