E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra banorë të Fierit furnizoheshin me ujë të ndotur

26/05/2011  Për shkak të neglizhencës së punonjësve nuk klorinohej uji me sasinë e kërkuar. Gjobiten 12

FIER- Furnizonin banorët fierakë me ujë të ndotur rreth 12 ujësjellës në këtë qark. Sipas analizave të bëra në ujin e depozitave të këtyre ujësjellësve rezultonte se uji prej kohësh nuk klorinohej, duke vënë në dyshim pastërtinë mikrobakteriale të tij. Për këtë arsye Drejtoria e Higjienës ka prerë fletën e gjobës për të 12 këto ujësjellës duke u lënë dhe detyrat përkatëse.

Uji i pijshëm

Punonjësit e 12 ujësjellësve në qarkun e Fierit kanë neglizhuar klorinimin në parametrat e kërkuar të ujit me të cilin furnizoheshin mijëra banorë. Nuk saktësohet se për çfarë periudhe bëhet fjalë kjo neglizhencë, e cila mund të çojë dhe në pasoja fatale për shëndetin e konsumatorit. Ndërkohë mbi 30 ujësjellës të rrethit Fier janë vënë nën kontrollin e vazhdueshëm të Inspektoratit Higjieno-sanitar. Ky inspektorat pas kontrolleve të ushtruara në ujësjellësit e rrethit Fier ka ndëshkuar me gjoba 12 ujësjellës kryesisht të zonave rurale. Sipas kryeinspektorit të higjienës sanitare, Nuredin Kallashi, ndëshkimi me gjoba për ujësjellësit ka ardhur për shkak të sasisë së pakët dhe në parametra jo normal të klorinimit në ujë. Mos hedhja e sasisë së duhur të klorit në ujë ka ardhur për shkak të neglizhencës së punonjësve të ujësjellësve dhe jo mungesës së klorit. Mungesa e klorinimit në ujësjellësa mund të shkaktojë problem në masën e gjerë të komunitetit në përhapjen e epidemive. Në këtë stinë të nxehtë kontrolli i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe inspektorëve të saj në terren duhet të jetë më i shpeshtë dhe më i rreptë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›