Votat e Tiranes Berisha Precedente SHBA dhe Britania

Kryeministri Sali Berisha garantoi edhe një herë qytetarët e Tiranës se vota e hedhur gabimisht në kutitë e tjera të votimit do të numërohet. Duke iu përgjigjur ultimatumit të kreut të opozitës se nuk do të njohë rezultatin, Berisha garantoi Edi Ramën se është i përgatitur të njohë çdo vendim, duke i thënë atij se asnjë skenar apo ultimatum, nuk do të mund të shkelmojë votën e qytetarëve shqiptarë.
“A janë këto vota klandestine? A janë këto vota klandestinësh? Jo, mor zotëri! Këto janë vota qytetarësh me karta identiteti me duar, me gishta. Më të sigurtat në Europë. Janë vota qytetarësh me lista elektronike. Nuk janë klandestinë. A janë këto vota të alienëve? A janë këto vota të askujt? Jo, mor zotëri! Këto janë vota burrash dhe grash që për një arsye apo një tjetër ngatërruan kutinë e votimit, por votën nuk e hodhën korridoreve, rrugëve, dyshemeve, nuk e lanë në dhomën e fshehtë, e hodhën në një kuti tjetër dhe kaq”-tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha bëri gjithashtu edhe një paralelizëm të situatës aktuale në Shqipëri me ngjarje të ngjashme në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
“Të përdorë fabrikën e tij të mendimit që mban mbrapa. Të klikojë në google, www.misplacedballots, dhe do të gjejë qindra raste kur ato kanë ndryshuar rezultatin, janë numëruar dhe më shumë se kudo në SHBA, se aty vota ka peshën më të mëdha, ku liria është më e garantuar. Ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe kjo ndodhi para dy vitesh”-vazhdoi më tej kryeminsitri.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli duke i`u referuar kalendarit të punimeve deri më 2 qershor la të hapur mundësinë e diskutimeve edhe për ndryshimin e kodit elektoral, një kërkesë kjo edhe e faktorit ndërkombëtar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Erjon Ajazi