E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Scenohet pavarësia e Kosovës

Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar si arritje të rëndësishme marrëveshjet e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Topi thekson se këto marrëveshje nuk cenojnë pavarësinë e Kosovës.

Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cenojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, thuhet në reagimin e Presidentit Topi.

Në komunikatë theksohet se marrëveshjet jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›