PS: Vrasja e Xhindit, ende pa autor
Partia Socialiste ka risjelle dje ne vemendje, vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe ngjarjet e fundit kriminale, duke akuzuar qeverine per mungesen e sigurise se jetes ne vend. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i selise roze, Saimir Tahiri, shprehur dje shqetesimin per mungesen e theksuar te masave parandaluese dhe mbrojtese, qe duhet te ndermarre qeveria shqiptare. "Kronikat e lajmeve jane te mbushura me vrasje, vetevrasje, plagosje, aksidente rrugore, aksidente ne pune, pra te gjitha ato ngjarje te perditshme ku humbasin jeten; nena, femije, burra, gra, te moshuar, ne gezimin e nje dasme, ne plazh, ne pune, ne rruge, ne shtepi e kudo", deklaroi Tahiri. Sipas tij, "tashme muaj pas vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, ngjarje ende pa autor e pa pergjegjes, ngjarjes tragjike te para pak diteve ku humben jeten 4 efektive te policise, degjojme e shohim ngjarje te renda e te tjera, vetem ne dukje me pak te renda, por njelloj tragjedi te medha individuale dhe shoqerore per ata qe humbasin jeten, familjet e tyre dhe per mbare shoqerine". Ai tha se konflikti per token, per gardhin, per bagetite, per gjakmarrje apo hakmarrje, aksidenti ne rruge, ne plazh, ne pune, e cdo motiv tjeter i shpallur nga qeveria, nuk perben arsyen e vertete per kete bilanc lufte. "Varferia, skamja, uria, mungesa e mundesive per te jetuar, pabarazia sociale, mungesa e perspektives, mungesa e rregullave ose mungesa e vullnetit per t'i zbatuar ato ne menyre te barabarte e jo selektive, injorimi nga shteti e ndonjehere injorimi edhe nga ata vete, qe jane te ngarkuar te garantojne integritetin e jetes se qytetareve, jane shkaqet e verteta qe bejne me pergjegjesi te plote qeverine e paafte te Sali Berishes", akuzoi deputeti socialist. Sipas tij, pushteti politik dhe financiar i Sali Berishes, vlen sot me shume se jeta e qindra qytetareve te pafajshem qe humbasin jeten per shkak te injorances dhe paaftesise se kesaj qeverie, qe tashme eshte katandisur vetem ne konstatimin dhe regjistrimin e viktimave, ne vend qe te marre masat e domosdoshme per te garantuar jeten. "Partia Socialiste ben pergjegjes te drejtperdrejte Sali Berishen dhe qeverine e tij, te cilet nga kujdesi per te ruajtur kolltukun e pushtetit e per t'u pasuruar me cdo kusht, jane verberuar ne paaftesi e korrupsion duke mohuar padrejtesisht perkujdesjen dhe perkrahjen qe meriton jeta e cdo shqiptari, qofte ky i varfer apo i pasur", akuzoi Saimir Tahiri. D.D