Lëshimet në sovranitet si ves politik
Në marrëdhëniet mes shteteve fqinj ka qenë dhe mbetet i vështirë përcaktimi nga udhëheqësit e shteteve më të vegjël se fqinji, i një kufiri të qartë mes kompromisit e moderimit nga njëra anë, dhe lëshimit në sovranitet e inferioritetit nga ana tjetër. Aq më tepër kur njëri fqinj është shtet më i fuqishëm se tjetri, ndodh dendur që fqinji më i madh të mos mjaftohet me njërin lëshim sovraniteti, dhe kur gjen udhëheqës të thyeshëm, e bën normë të kërkojë që lëshimet e sovranitetit të ndjekin njëri-tjetrin. Kështu, në jetën e sotme ndërkombëtare konstatojmë fenomenin, që lëshimet në sovranitet po shfaqen si një ves politik i pushtetarëve të vendeve më të vegjël se fqinji. Një model të këtyre lloj marrëdhënieve fqinjësore disproporcionale paraqesin marrëdhëniet e sotme mes Ukrainës dhe Rusisë, ku në emër të fqinjësisë së mirë, historike e vëllazërore të popujve, lëshimet në sovranitetin e vendit po i hapin rrugën një ndikimi gjithnjë e më të madh e më të hapët të Rusisë në jetën e vendit.
Ardhja në pushtet e presidentit Viktor Janukoviç, me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Rusisë, në fillim të këtij viti, krijoi një asimetri të tepërdukshme fqinjësore mes dy shteteve. Dhe presidenti i ri nuk u kujdes shumë të retushonte prorusizmin e tij, por menjëherë i akordoi Moskës lejen për të mbajtur në Ukrainë bazën e madhe ushtarako-detare ruse të Sevastopolit edhe 30 vjet të tjera, pas skadimit të marrëveshjes së deritanishme në vitin 2017. Janukoviç shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën, e cila e ndalon vendosjen e bazave të huaja ushtarake në vend.
Me gjithë lëshimin e madh në sovranitetin e vendit, çështja është se Rusia nuk është e kënaqur me këtë sanksionim të ri 42-vjeçar të pranisë së saj ushtarake në territorin e Ukrainës. Kjo nxiti oreksin e Rusisë për hapa të mëtejshëm. Deputeti Volodimir Zaharov, i Partisë së Rajoneve, që është partia e presidentit Viktor Janukoviç, bëri të ditur këto ditë se Rusia po përgatit një padi kundër Ukrainës për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të pretenduar të drejtën e saj të pronësisë mbi Sevastopolin ukrainas. Ndërmarrja e një hapi të tillë juridik do të thotë se Moska është inkurajuar shumë nga lëshimet në sovranitet të udhëheqjes së tanishme ukrainase, sepse Moska nuk e ka ndërmarrë kurrë një hap të tillë më parë. Duket se pretendimi i pronësisë së Rusisë mbi Sevastopolin dhe mbi Krimenë ukrainase përfaqëson një linjë zyrtare në Moskë, ku jo rastësisht shumë zyrtarë nga më të lartit dhe nga më të fuqishmit e Rusisë, shpallin vazhdimisht hapur rivendikimin rus mbi Krimenë dhe mbi Sevastopolin.
Tipik dhe emblematik në linjën aneksioniste është qëndrimi i kryetarit të bashkisë së Moskës, Juri Luzhkov, i cili është një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë së sotme zyrtare dhe të partisë së kryesuar nga kryeministri Vladimir Putin, "Rusia e Bashkuar". Kryetari i bashkisë së Moskës është promotori kryesor i vijës zyrtare të pretendimit të Rusisë mbi pronësinë ruse të Sevastopolit dhe të Krimesë. "Sevastopoli është rus dhe nuk duhet t'i lëshojmë kurrë Sevastopolin dhe Krimenë", deklaron pareshtur kryetari i bashkisë së Moskës.
Një shtet, një qeveri dhe një diplomaci me shkallën normale të dinjitetit shtetëror, nuk mund të tolerojë pretendime të kësaj natyre, të shkeljes flagrante të integritetit territorial nga zyrtarët e lartë të shtetit fqinj. Një reagim të tillë të drejtë kishte ndërmarrë qeveria e mëparshme demokratike e Kievit, e cila që në maj të vitit 2008 e kishte shpallur kryetarin e bashkisë së Moskës "persona non grata" dhe e kishte vendosur në listën e zezë të personave që ndaloheshin të hynin në Ukrainë. Qeveria e presidentit të mëparshëm demokratik dhe properëndimor, Viktor Jushçenko, e mori këtë vendim në përputhje me qëndrimin e drejtë, që duhet të mbajë çdo qeveri demokratike, që nuk mund të pajtohet me cenim të sovranitetit dhe të dinjitetit të shtetit.
Ndërrimi i pushteteve në Kiev dhe ardhja në fuqi e presidentit prorus Viktor Janukoviç, ndryshoi fletën edhe qëndrimin ndaj çështjes së sovranitetit. Ndonëse presidenti Janukoviç i akordoi Rusisë të drejtën e qëndrimit në territorin e Krimesë edhe për 42 vjet të tjera, ai bëri lëshimin tjetër, duke mos i klasifikuar më si cenim të sovranitetit pretendimet dhe deklaratat rivendikuese ruse për Krimenë. Në muajin korrik 2010, me vendim të presidentit Janukoviç, kryetari i bashkisë së Moskës, Juri Luzhkov u hoq nga lista e zezë dhe ai erdhi në Ukrainë i ftuar për të marrë pjesë në festimet për 60-vjetorin e presidentit Janukoviç. Janukoviç bëri edhe një shkelje protokollare të rëndë, duke marrë direkt vetë në telefon Luzhkovin për t'i dhënë sihariqin e heqjes së ndalimit për hyrjen në Ukrainë, gjë që nuk përputhet me nivelin presidencial. Fakti që presidenti fton për 60-vjetorin e vet një zyrtar të shtetit fqinj, i cili shpreh pretendime territoriale dhe deklaron se qytetet dhe territoret ukrainase i takojnë Rusisë, është mjaft kuptimplotë në vetvete. Dhe që përçmimi për qeverinë dhe për udhëheqësin që lëshon në sovranitetin e shtetit të vet, të ishte sa më sfidues, Juri Luzhkov erdhi në Krime dhe që nga aty përsëriti tërë pretendimet e tij të famshme se Sevastopoli dhe Krimea janë të Rusisë. "Unë i kam bërë deklaratat e mia për Sevastopolin me ndërgjegje të plotë dhe nuk ka pasur dhe as do të ketë kurrë ndryshim të qëndrimit tim për Sevastopolin", ishte sfida e rivendikimit territorial, që lëshoi prapë kryetari i bashkisë. Sfida e kryetarit të bashkisë ndaj sovranitetit të vendit fqinj është sfidë e qeverisë ruse. Ndaj në Ukrainë pati kërkesa të reja për rindalimin e hyrjes së zyrtarit rus dhe u ngrit një valë proteste për qëndrimin servil të qeverisë së re të Janukoviçit, që nuk reagon në mbrojtje të sovranitetit të vendit të vet. Deputeti ukrainas, Ivan Stojko i dërgoi një letër proteste Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, ashtu dhe Shërbimit të Fshehtë Ukrainas, duke kërkuar që të rindalohet hyrja në Ukrainë e kryetarit të bashkisë së Moskës. Deputeti ukrainas shkruan në letrën e tij se, deklarata të tilla nga zyrtarët e lartë rusë bëhen nga fakti se një grup politikanësh prorusë kanë ardhur në pushtet në Ukrainë dhe kanë përqafuar interesat e klaneve financiare më shumë se interesat e vendit.
Kryetari i bashkisë dhe qarqet nacionaliste ruse, që pretendojnë Sevastopolin dhe Krimenë, kanë organizuar një fushatë, duke etiketuar si antirus ish-presidentin e mëparshëm properëndimor Viktor Jushçenko dhe gjithë ato personalitete e forca politike në Ukrainë, që dalin në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe që i kërkojnë qeverisë aktuale ukrainase të mbrojë dinjitetin dhe integritetin territorial. Interesant është se në këtë klimë të strategjisë së Moskës për rusifikimin e jetës së vendit dhe ngushtimin e sovranitetit të shtetit fqinj, po luan një rol tepër aktiv Kisha Ortodokse Ruse. Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, i cili zhvilloi një vizitë 8-ditorë në Ukrainë në fillim të këtij muaji, afishoi hapur një pretendim të ri të Rusisë se të gjithë ortodoksët në varësi të Kishës Ortodokse Ruse i përkasin botës ruse, pra janë rusë. Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë foli për vlerat e përbashkëta të ortodoksisë së Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë dhe Moldavisë dhe theksoi se "këto janë vlera, që nënvizojnë parametrat e një nocioni shumë të rëndësishëm kulturor dhe civilizues, që unë do ta quaj "Bota ruse"". Pretendimi se gjithë ortodoksët i përkasin botës ruse, pra Rusisë, nuk është i panjohur në historinë e qëndrimeve, politikës dhe veprimtarisë së Patriarkanës së Moskës apo të patriarkanave të tjera, të cilat gjithmonë janë përpjekur e përpiqen që ortodoksëve të shteteve të tjera t'u faturojnë shtetësinë e shtetit, që dominon atë patriarkanë. Por, pretendimi se ortodoksët e Ukrainës dhe të shteteve të tjera sllave janë rusë, nuk ka të bëjë as me fenë e as me historikun apo njëshmërinë e racës e të gjuhës. Ajo ka të bëjë me një strategji dhe politikë të pastër të shtetit rus për të imponuar ndikimin dhe kontrollin e tij mbi shtetet e tjera. Patriarku i Kishës Ortodokse Kombëtare Ukrainase të Kievit, Fillaret, duke folur për vizitën dhe deklaratat e patriarkut të Moskës, deklaroi se "ai solli idenë e një bote ruse, por në realitet kjo është ringjallje e perandorisë ruse". është e kuptueshme se me udhëheqjen e re të Ukrainës, Rusia dhe rusifikimi kanë fituar një hapësirë të re dhe vendi po shkon drejt një shkalle varësie gjithnjë e më të madhe nga Moska. Lëshimet në sovranitetin e vendit po ndjekin njëri-tjetërin dhe ato dëshmojnë për një ves politik negativ të udhëheqjes shtetërore. është vesi politik i udhëheqësve, të cilët interesat kombëtare dhe shtetërore i sakrifikojnë në altaret e karrigeve të pushtetit personal dhe të dividendëve që vijnë nga ato. është vesi politik i udhëheqësve të shpërfytyruar politikisht, moralisht dhe kombëtarisht, që janë gati t'ia shesin vendin dhe shpirtin jo vetëm fqinjit të madh, por edhe instrumenteve seçesioniste të fqinjit, që nga kryetari i bashkisë e deri tek arkipeshkopi i kishës ortodokse.