PS, Xhaçka: Meta bën pazare, PS kërkon rivendosjen e demokracisë në Shqipëri

Tiranë, 24 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot për deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir
Meta i cili u shpreh nga Korça se PS ka sajuar vetë krizën politike dhe tashmë kërkon
të dalë duke bërë pazare.
Sot Ilir Meta është shprehur nga qyteti i
Korçës, se nuk paska krizë politike e se PS po bën pazar me bojkotin për të
fituar drejtimin e disa institucioneve.
I bëjmë me dije Z. Meta, se pushteti nuk mund
të ndahet si plaçkë lufte siç bëri ai që sot kontrollon 20% të pushtetit me
vetëm 4 deputetë. Përkundrazi, institucionet që ai përmend janë institucione të
pavarura, që rrjedhin nga Kushtetuta, dhe kurrsesi nuk mund të pretendojë as
Meta, apo Sali Berisha se mund ti vërë nën thundrën e partisë-shtet, vetëm se
gëzojnë shumicën parlamentare tha Xhaçka.
Ndryshe nga Ilir Meta që flet për pazare, pasi
ai e sheh politikën si pazarin e radhës, Partia Socialiste kërkon rivendosjen e
demokracisë në Shqipëri, respektimin e të drejtës së një populli për të
vendosur lirisht përmes votës. Nuk është vetëm Partia Socialiste, por i gjithë
populli opozitar që kërkon hapjen e kutive, për të mos lejuar që
zgjedhjet e ardhshme të kenë të njëjtin fat që patën zgjedhjet e 28 qershorit:
një qeveri që nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve përfundoi deputetja
socialiste.
k.k/NOA