E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kriza që sajoi vetë opozita nuk do mbyllet me pazare, do zbatohet Kushtetuta

Korçë, 24 janar NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste
për Integrim Ilir Meta, gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët e
LSI-së në Pogradec dhe Korçë, u shpreh se mazhoranca është e hapur për dialog,
por jo për pazare politike.

Sipas Metës, Bojkoti është një turp për ata
që e bëjnë, por edhe për vendin. Natyrisht që nuk është gjë pozitive, derisa ka
një opozitë që bën gjëra të tilla.

Është për të ardhur keq, që ata nuk kanë
kuptuar akoma asgjë se ku është Shqipëria sot. Shqipëria është një anëtar i
NATO-s, Shqipëria është një vend i cili ka hyrë në një fazë të re dhe po përgatitet
për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa ka dhe qëndrime të tilla si
kjo mënyrë e të dëmtuarit të demokracisë, përmes një bojkoti.

Është krejtësisht i pajustifikuar dhe e
pamoralshme, absolutisht që të jenë të sigurt nuk do tu japin, as Presidentin,
as kryeprokurorin, as kryetarët e gjykatave që i kërkojnë si pazar për të
mbyllur një krizë që e kanë sajuar vet, sepse kriza nuk ekziston. Kriza është
thjesht çoroditja e tyre tha Meta.

Sipas tij, Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ajo
duhet të zbatohet edhe për mandatet e deputeteve edhe për pretendimet që kanë
pasur të bëjnë.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›