E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Situata, duhet të ndërhyjnë OSBE/ODIHR

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i bëri thirrje dje OSBE-ODIHR-it të ndërmarrë një rol sa më shpejt që të jetë e mundur për të monitoruar procesin elektoral në Shqipëri. Sipas tij, demagogjia e zotit Berisha nuk mund të jetë e mjaftueshme për të mbuluar një çështje kaq të madhe, sikurse është rreziku për mospajisje me karta identiteti të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, që do të thotë automatikisht edhe përjashtimi i tyre nga mundësia për të votuar - gjë që ua garanton Kushtetuta e vendit. "Është e pamundur në njësinë e kohës që ka mbetur, që ky proces të realizohet me sukses, prandaj duhet patjetër që të gjendet një zgjidhje, që të ketë bisedime, të ketë dhe një asistencë të specializuar", theksoi Meta. Andaj, insistoi ai, çështja e kartave është si çështje që mund ta dëmtojë seriozisht besueshmërinë në zgjedhjet e 28 qershorit, për fat të keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›