E Diel, 1 Nëntor 2026

PS akuza qeverise I dhate Serbise sekrete per Kumanoven ne 99

Socialistet kerkojne sqarime nga autoritetet mbi rrjedhje informacioni nga Keshilli Ushtarak i NATO-s per ngjarjet ne Kumanove ne vitin 1999 pakt qe fliste per terheqjen e trupave serbe nga Kosova.



Komisioni i Sigurise nuk mundi qe te ratifikoje projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe qeverise se Serbise per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar. Deputetet socialiste ne kete komision kerkuan sqarime nga autoritetet qeveritare dhe sherbimit sekret mbi nje rrjedhje informacioni te klasifikuar ne qershor ose korrik nga Keshilli Ushtarak i NATO-s i cili ka diskutuar per marreveshjen e Kumanoves te 99-es pakt qe bente fjale per terheqjen e trupave serbe nga Kosova.



Anetari Socialist i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni kerkoi verifikimin e informacioneve nese Serbia po e perdor kete informacion dhe a ndikon ne nje menyre apo tjeter dhe ne marreveshjen qe ka mberritur per ratifikim ne komision per bashkepunimin mes dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar. Por deklarata e deputetit te PS-se eshte kundershtuar nga ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. Duke e cilesuar marreveshjen teknike ai i quajti te pavend theniet e kolegut te tij te opozites per rrjedhjen e informacionit sekret. Marreveshja eshte kuader dhe ndaj nuk perben ndonje objekt per te pasur dyshime - tha ai.

Sipas deputetit Oketa cdo dyshim ka nevoje per verifikim nderkohe qe i kujtoi opozites publikimin prej saj ne media te informacioneve sekrete te raportit te Sherbimit Informativ Shteteror. Oketa theksoi se Shqiperia ka pasur bashkepunim konstruktiv me aleatet cka sipas tij eshte reflektuar edhe ne arritjen e pavaresise se Kosoves. Gjate mbledhjes me tone te ashpra socialistet kerkuan shtyrjen e mbledhjes deri ne dhenien e sqarimeve nga Ministria e Jashtme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›