E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Arritje jo vetem ne leter

Komisionerja per ceshtjen e vizave Tanja Fajon nje mbrojtese e zjarrte e heqjes se vizave me Shqiperine deklaron se Shqiperia ka bere arritje ne ceshtjet qe kerkoheshin nga Bashkimi Europian.

Por ajo i cileson ato arritje ne leter te cilat tashme duhet te zbatohen dhe per kete zonja Fajon thote se Shqiperia do te monitorohet me korrektesi.

Jam shume e lumtur te shoh se Komisioni njohu gatishmerine teknike te Shqiperise cfare provon ate qe ne kemi thene deri tani se qeveria ne muajt e fundit ka punuar shume per te arritur kete rezultat. Ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe sigurisht Shqiperia tani duhet te vazhdoje te zbatoje edhe ne praktike ate pune qe eshte bere ne leter. Komisioni Europian dhe institucionet e tjera perfshire ketu dhe Parlamentin Europian do te monitoroje natyrisht progresin ne Shqiperi sepse nje gje eshte te arrish perparime ne leter e tjeter eshte progresi ne terren ne praktike. Komisioni vlereson se ne disa fusha ka ende gjera qe duhen bere dhe mendoj se Komisioni do ti monitoroje ato dhe ne te ardhmen. Nuk do te hyja shume ne detaje pasi raportin e morem vetem sot deklaroi zonja Fajon.

Top Channel Heren e fundit per publikun deklaruat se humori i vendeve anetare do te verehet ne mes te shtatorit. Si e shihni sot humorin e Keshillit per ceshtjen e liberalizimit te vizave

Te gjithe e dime se ky eshte proces teknik ne vetvete dhe une bej apel qe te mbetet i tille por ne fund ceshtja kalon per vendim politik. Une nuk dua te spekuloj me humorin qe do te jete ne Keshill mbi kete proces por kur bie fjala per heqjen e vizave me Shqiperine une degjoj nga vendet anetare gjithmone disa shqetesime dhe jane teresisht te justifikuara. Shpresoj qe heqja e vizave te mbetet teknik por ne fund te fundit eshte edhe politik po ashtu dhe stabiliteti politik ne vend eshte i domosdoshem per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian ku heqja e vizave perben ne fakt nje hap shume te rendesishem te Shqiperise drejt BE-se perfundoi raportuesja Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›