E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, akuza qeverisë: Nuk po jep ndihma në Veri

Deputeti i PS-së Asllan Dogjani akuzon qeverinë se nuk po ndihmon banorët e izoluar në veri të vendit për shkak të motit. Ai kërkoi të merren masa të menjëhershme për t'i ndihmuar me rezerva ushqimore. "PS denoncon këtë qeveri, që nuk i ka në hesap fare disa qindra e mijëra banor që janë të bllokuar nga bora që prej disa ditësh në komunat e Qarkut Kukës.
Qeveria nuk duhet të harroj që në këto zona banojnë njerëz, fëmijë, pleq, gra, burra, që kanë nevoja të ndryshme apo të sëmurë që kanë nevojë të shkojnë në spital", u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›