E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata, fond i veçantë për shpërblime deri në 2 paga

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të veçantë, ku ka krijuar një fond prej 5 për qind të të gjithë buxhetit të pagave, i cili do të përdoret për shpërblimet e punonjësve të administratës. Me vendimin 1151, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe kriteret se si mund të përfitohet një shpërblim. Kriteri kryesor është rezultati në punë, për të përfituar 1 apo 2 paga shpërblim në një vit. Me krijimin e fondit prej 5 për qind të buxhetit të pagave, i hapet rruga edhe mundësisë financiare që punonjësit e administratës të përfitojnë shpërblime. Shpërblimet me paga janë ndarë nga shpërblimet e tjera. Këto shpërblime deri në 2 paga jepen vetëm në bazë të rezultateve në punë, ndërsa shpërblimet e tjera si ai i fundvitit nuk përfshihet në këtë kriter. Shpërblimi që mund të përfitohet nga të gjithë është një pagë shtesë mujore në bazë të rezultateve, por që e vendos titullari i institucionit. Udhëzimi i Ministrisë së Financave përmban detajet se kush punonjës administrate mund të përfitojë një shpërblim shtesë. Ministria ka përcaktuar se punonjësit me kontratë mund të përfitojnë shpërblime të zgjeruara, por njëkohësisht edhe punonjësit në listë pritjeje. Në listën e përcaktuar nga ministria, shpërblim mund të përfitojnë edhe ushtarakët në reformë, punonjësit arsimorë në dispozicion, si dhe do të ketë pagesa për bashkëshortet e ushtarakëve. Lista përmban shpërblime edhe për studentët ushtarakë dhe për punonjësit me kontratë të përkohshme.
Shpërblimet
Udhëzimi ka përcaktuar se kur mund të përfitohet një shpërblim. Ai përcakton shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik, shpërblime të tjera të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore, si dhe dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera veprimtarish social-kulturore. Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, do të jetë i diferencuar, por nuk duhet të jetë më shumë se 1 pagë mujore për person. Ky shpërblim, në ministritë dhe institucionet qendrore, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, jepet i diferencuar në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin e shërbimit civil dhe në përputhje me fondin e shpërblimit në dispozicion. Shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor për festat e fundvitit në masën 10 mijë lekë dhe përballohet nga fondi i veçantë. Rastet e vdekjes së punonjësit ose të një anëtari të familjes së punonjësit (prindërit apo fëmijët), kur bashkëjetojnë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit i diferencuar nga 10.000-30.000 lekë për çdo rast. Rastet e sëmundjeve të rënda të punonjësve, kur kërkohet një ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit. Pagesa jepet nga titullari i institucionit, i diferencuar nga 30.000-50.000 lekë për çdo rast. Rastet e daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit në masën e një page mujore. Veprimtaritë që kanë karakter social apo kulturor, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni, mund të përballohen nga fondi i veçantë. Në këto veprimtari social-kulturore, kur ato organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vetë punonjësit.

Llojet e shpërblimit

Shpërblimi i punonjësve për rezultate të mira në punë
Shpërblimi i punonjësve në fund të vitit kalendarik
Shpërblime të tjera të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore
Dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera
Veprimtari social-kulturore

Rezultatet e mira

Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, do të jetë i diferencuar, por nuk duhet të jetë më shumë se 1 apo 2 paga mujore për person. Ky shpërblim, në ministritë dhe institucionet qendrore, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, jepet i diferencuar në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin e shërbimit civil dhe në përputhje me fondin e shpërblimit në dispozicion.

Fundi i vitit

Shpërblimi në fund te vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor për festat e fundvitit në masën 10 mijë lekë dhe përballohet nga fondi i veçantë.

Rastet e fatkeqësive

Rastet e vdekjes së punonjësit ose të një anëtari të familjes së punonjësit (prindërit apo fëmijët), kur bashkëjetojnë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit i diferencuar nga 10.000-30. 000 lekë për çdo rast.

Rastet e sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit. Pagesa jepet nga titullari i institucionit, i diferencuar nga 30.000-50.000 lekë për çdo rast.

Rastet e daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit në masën e një page mujore.

Veprimtaria shtesë

Veprimtaritë që kanë karakter social apo kulturor, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni, mund të përballohen nga fondi i veçantë. Në këto veprimtari social-kulturore, kur ato organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vetë punonjësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›