Berisha: Biznesi i vogël, taksat në bashki

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të PD-së, ka deklaruar
se biznesi i vogël do të paguajë taksat në bashki dhe se TVSH do zbresë për bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë.
Sipas Berishës, nuk mund të ketë liri për bizneset nëse nuk luftohet informaliteti. Ai tha se në seancën e fundit të këtij viti, ditën e mërkurë do të miratohen disa ndërhyrje në kodin e procedurave doganore. Sipas tij, dita e fundit e parlamentit ka një finale me reforma.