PS akuzon KQZ Komisioneret bllokojne numerimin
Partia Socialiste akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionerët e djathtë nëpër qendrat e numërimit, se po bllokojnë procesin e daljes së rezultatit final. Deputetja socialiste Mimi Kodheli kërkoi që vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjasin qëndrimin e tyre në Shqipëri, me qëllim monitorimin e procesit.
“Në të 11 KZAZ-të e Bashkisë së Tiranës procesi i numurimit është shoqëruar me probleme, ndërprerje të pajustifikuara, të cilat në gjykimin tonë janë pjesë e një strategjie të qëllimshme, por të kotë, të Koalicionit të Turpit për të deformuar rezultatet e votimit për Bashkinë e Tiranës. Synimi i Berishës është i qartë: Së pari, Koalicioni i Turpit synon të acarojë situatën dhe të rrisë artificialisht tensionet në KZAZ e Tiranës, pasi ka pësuar një disfatë historike në shkallë vendi; Së dyti, synon të dekurajojë mbështetësit e opozitës siç provohet prej faktit që procesi i numurimit ndalohet gjithnjë përpara hapjes së kutive të votimit nga QV ku PS historikisht ka qenë e favorizuar. Qëllimi final i koalicionit të turpit është që të bllokojë procesin e numurimit deri në largimin e vëzhguesve afatshkurtër të misionit të OSBE/ODHIR të cilët supozohen të largohen ditën e mërkurë me shpresën se do të mund të manipulojnë procesin në mungesë të arbitrit ndërkombëtar. I kërkojmë ndërkohë OSBE/ODIHR-it që të zgjasë misionin e vëzhguesve afatshkurtër deri në përfundimin e procesit të numërimit për bashkinë e Tiranës për të parandaluar kësisoj sabotimin final të një procesi zgjedhor që tashmë pa frikë mund të quhet ndër më të dështuarit përsa I përket standarteve demokratike dhe europiane të zgjedhjeve" tha Kodheli.