Termet ne 11 Maj ne Rome Parashikimi i sizmiologut Bendati

Banorët e Romës përballen këto ditë me dilemën: të ikim apo të qëndrojmë, ndërsa afrohet data 11 maj, kur sizmiologu Rafaele Bendati ka parashikuar jo vetëm një sërë tërmetesh gjatë muajit, por edhe një shumë të fuqishëm në Romë, pikërisht në këtë datë. Për muaj me radhë faqet italiane të internetit, blogjet dhe rrjetet sociale janë përfshirë nga debate për parashikimin e këtij sizmiologu të vdekur kohë më parë.
Por, legjenda urbane, siç mund të cilësohen zërat që qarkullojnë për këtë tërmet shkatërrues, që nuk mbështetet nga faktet e shkencës, ende nuk ka mundur të zbrazë kryeqytetin e Italisë edhe pse shumë njerëz ndihen të frikësuar.
“Nuk e besoj fare këtë histori”, thotë një banore e Romës, për të shtuar se “është e pamundur që t’i biesh në kokë parashikimit të një termeti të tillë”, por megjithatë, edhe mundet?
Kujtesa e italianëve ruan ende të freskët, tërmetin e vitit 2009 në L’akuila që vrau 300 persona, shkatërroi themelet e qytetit dhe u ndje mjaft edhe në kryeqytet.
Pikërisht në atë kohë nisi shtjella e debatit për shkencëtarin Giampaolo Giuliani, i cili vetëm pak ditë më herët, u përpoq të paralajmëronte popullsinë lokale për mundësinë e tërmetit.
Bendandi, ndërkaq, i cili ka vdekur në vitin 1979 besonte se termetet ishin rezultat i kombinimeve planetare, hënës dhe diellit dhe mund të parashikoheshin.
Por shkencëtarët nuk e mbështesin profecinë e 11 majit, edhe pse shifra 11 e saj është mjaft e dyshimtë për anëtarët e rrjeteve sociale në internet.
Juli Prifti