E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi i votave Basha ne avantazh ndaj Rames

Procesi i numërimit të votave ka hyrë në ditën e dytë. Në Tiranë, nga 181 kuti votimi të numëruara, kandidati i djathtë Lulzim Basha ka marrë kryesimin me 50.1 % të votave të numëruara, ndërsa Rama ka 49.9 %. Thënë në shifra, Basha ka 46.110 vota ndërsa Rama 45.879 vota.

Sipas raportimeve është bllokuar numërimi në KZAZ-të 49, 51, 52. Në Kamzë, kandidati Mziu është në avantazh. Përfaqësuesit e PS-së raportuan probleme në njësinë numër 5 ku sipas tyre. Në Vlorë janë numëruar 50 nga 86 kuti. Kandidati i majtë, Shpëtim Gjika kryeson ndaj Kollozit. Kandidatët e Aleancës për të Ardhmen kanë gituar edhe Fushë Krujë, ku numërimi i mbyllur në mesnatë nxorri fitues Gjon Bardhin.

Edhe Konispol ka fituar kandidatja e djathtë Mimoza Arapi. Në Pogradec po ashtu ka fituar kandidati i PS-së, Artan Shkëmbi. Në Korcë vazhdon numërimi i votave dhe Niko Peleshi kryeson me 8630 vota, ndërsa Andrea Mano i PD-së ka 7000 vota.  Sipas të dhënave, deri tani koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ ka fituar Gjirokastrën, Sarandën, Përmetin, Himarën, Tepelenën, Gramshin, Burrelin, Rrëshenin, Gramshin.

Po kështu PS kryeson edhe në Berat e Fier, ku vazhdon numërimi.  Aleanca për Qytetarin ka fituart Kukësin, Bajram Currin, Pukën, Peshkopinë, Peqinin, Rrogozhinën, Lezhën, Librazhdin, Laçin dhe Delvinën dhe kryeson në Shkodër ku diferenca mes kanditëve të PD-së dhe PS-së sa vjen e thellohet. Në Durrës momentalisht kryeson kandidati i PD-së, Ferdinand Xhaferraj. Azhornuar së fundi ( e martë , 10 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›