Zgjedhjet OSBE-ODIHR publikon sot raportin

sot në mesditë pritet të mësojmë se si është vlerësuar 8 Maji nga ndërkombëtarët. Vëzhguesit OSBE-ODIHR-it do të prezantojnë raportin paraprak për zgjedhjet vendore. Misioni i tyre përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 prej të cilëve janë afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër.
Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende. Mësohet se deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocova, kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
Gjithashtu, të pranishëm në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Volkram Gebel, raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Mureşan, zv. kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.
Dihet që këto zgjedhje u monitoruan nga një numër rekord vëzhguesish ndërkombëtarë, ndaj dhe interesi se çdo të raportojnë ata, merr një përmasë tjetër në kushtet kur 8 Maji konsiderohet test për vazhdimin e Shqipërisë drejt BE-së.