PS akuzon Rulin per ish-Ekspoziten 07/09/2010Fatjona Mejdini PS akuzon Rulin per ish-Ekspoziten ILKDP hetim sekret per dosjet e ministrave Partive qe nuk hyjne ne Kuvend u hiqen pronat

Partia Socialiste ka hapur dje nje dosje te re ndaj qeverise duke e akuzuar per abuzime me pasurine publike. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Eduard Shalsi publikoi dje nje pjese te dosjes qe i perket godines se ish-Ekspozites ne Tirane ne te cilen me kontrata te rregullta kane zhvilluar veprimtarine e tyre disavjecare disa kompani duke perfshire edhe televizionin Top Channel. Nenkryetari i grupit te PS-se Eduard Shalsi i ka drejtuar pese pyetje ministrit te Bujqesise Genc Ruli duke e akuzuar se gjate kohes kur drejtonte Ministrine e Ekonomise ka shkelur ligjin duke lidhur kontrata te parregullta per godinen e ish-Ekspozites. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Eduard Shalsi kerkoi qe ministri Ruli te jepte pergjigje per nderprerjen e kontratave te nje sere subjekteve private ne menyre te njeanshme ne ambientet e ish-Ekspozites Shqiperia Sot. Sipas deputetit socialist Shalsi mes subjekteve private te cileve iu nderpre pa arsye kontrata e qirase ishte edhe televizioni kombetar Top Channel. Zoti Ruli perse u prish perpara cdo afati dhe ne menyre te njeanshme nga ju kontrata e shtetit me subjektet private qe kishin marre hapesira me qira ne mjedisin e ish-Ekspozites Shqiperia Sot perfshire ketu dhe kontraten me televizionin kombetar Top Channel ishte pyetja e pare qe drejtoi nenkryetari i grupit parlamentar socialist. Sipas Shalsit ministri Genc Ruli duhet te tregoje se cilat ishin arsyet e ketij vendimi te befte dhe te ngutshem nga ana e tij kur mbante postin e ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes. Me pas Eduard Shalsi i drejtoi Rulit pyetje qe kishin te benin me ndonje lidhje te mundshme mes ketij vendimi dhe interesave qe mund te kishte ndonje zyrtar i larte per mjediset e ish-Ekspozites. Keni takuar ju zoti Ruli investitore qe kane qene te interesuar per kete privatizim apo keni vepruar i shkeputur nga interesat private te njerezve e familjareve te Kryeministrit apo zyrtareve te tjere te larte te qeverise ku ju beni pjese pyeti serish deputeti Shalsi duke kerkuar te dije nese vendimi per prishjen e ketyre kontratave eshte ndermarre me vullnet te lire apo nepermjet presionit. A jeni ju ne dijeni te procesit te vleresimit te truallit te ish- Ekspozites dhe te zones perreth dhe a e konsideroni kete nje proces transparent te drejte e te ndershem ishte pyetja e fundit te cilen drejtuesi i deputeteve te opozites ia drejtoi ish-ministrit te Ekonomise. Po keshtu deputeti Shalsi theksoi se ai uronte qe ministri i Bujqesise Genc Ruli nuk duhet te bente gabimin e kolegeve te tij te tjere te akuzuar por duhet te ishte transparent ne kthimin e pergjigjeve per keto pyetje. Keto jane pyetjet qe i drejtojme sot zotit Ruli duke uruar qe ai te mos te beje gabimin e kolegeve te tij duke u futur ne llogoren nga ku pushteti hedh balte kunder opozites ne nje perpjekje te kote per te mbuluar te verteten theksoi Shalsi. Ende nuk dihet nese ministri i Bujqesise do te pergjigjet per pyetjet e drejtuara nga PS por i sigurt eshte fakti se ne ditet ne vazhdim socialistet do te bejne publike fakte te reja qe lidhen me kete ceshtje. Socialistet duke akuzuar here pas here perfaqesuesit e mazhorances per perfitim te padrejte te koncesioneve ne energjetike kane lene te kuptohet se akuzat shkojne edhe per Genc Rulin i cili prej vitit 2005 deri ne 2009-n ka mbajtur postin e ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes. Ne fakt hapjen e dosjes se Ekspozites e paralajmeroi para disa ditesh nenkryetari tjeter i grupit parlamentar te PS-se Erjon Brace ne emisionin Top Story ne Top Channel. Ndersa deputetja Ligori e ka cilesuar kete dosje nje mega-afere e cila pritet te dale me detaje ne ditet e ardhshme.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic