E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS alarm për ekonominë: Rishikim urgjent i buxhetit 2010

TIRANE- Pas publikimit të shifrave të programit ekonomik dhe fiskal 2010-2012, është vënë në diskutim vërtetësia e shifrave të ofruara më parë nga qeveria lidhur me realizimin e detyrave buxhetore për vitin e kaluar. Financat kanë dhënë 3 shifra të ndryshme për 3 raste të ndryshme, gjithnjë në ulje përsa i përket të të ardhurave dhe rritjes ekonomike. Ekspertja e ekonomisë, aktualisht deputete e socialistëve në kuvend argumenton se sërish gropa e buxhetit është më e lartë se ajo që jepet në këtë program, duke ju referuar akteve zyrtare të publikuara zyrtarisht. “Për vitin 2009, rritja e të ardhurave kundrejt një viti më parë nuk ka tejkaluar 12 miliardë lekë. Si mundet atëherë, nga niveli i pritshëm i tyre 301 miliardë në 2009 ato të arrijnë në 360 mld , pra 5 herë më shumë ose 20% më shumë se një vit më parë, kjo shifër nuk është arritur asnjëherë dhe na duket krejtësisht irealiste. Këtë përgjigje ne sot kërkojmë të na e japë mazhoranca. Për rrjedhim duhet rishikuar niveli i shpenzimeve për vitin 2010. Apelit të opozitës, sëfundmi i është shtuar dhe ai i Bankës së Shqipërisë për rishikimin e buxhetit të viti 2010.” theksoi Meksi. Pas argumentimit të zgjeruar të shifrave kontradiktore nga qeveria, ish ministrja e Ekonomisë, Meksi bën apel për rishikimin e buxhetit 2010 , për të evituar katastrofën me borxhet në financat shqiptare. “PS apelon për nevojën urgjente të rishikimit të buxhetit 2010 në mënyrë që vendi të mos shkasë në katastrofën e pakthyeshme të borxheve që vijnë nga shpenzimet e papërballueshme në kushtet kur vendi po ballafaqohet me këtë nivel të ardhurash , që po ulet vazhdimisht. Ne edhe njëherë paralajmërojmë qeverinë se duke konsideruar tendencat e deritanishme , rritja ekonomike në 2010 nuk mund të arrijë nivelin 5.5% të parashikuar nga qeveria” u shpreh deputetja socialiste. Meksi tha se kjo situatë e keqe ishte paralajmëruar nga opozita gjatë mujave të fundit të vitit 2009, para së cilët qeveria shqiptare bëri veshin e shurdhër. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›