Zhvlerësimi i lekut, Ekspertët: Të ndërhyjë qeveria
TIRANE- Në tregun e këmbimit, monedha kombëtare leku ka arritur nivelin më të ulët të viteve të fundit duke u zhvlerësuar ndjeshëm kundrejt valutave të forta. Në agjensitë valutore, dollari blihet me 99.8 lekë dhe shitet me 100.3 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138.7 lekë në blerje dhe me 139.2 lekë në shitje. Ekspertët e sistemit bankar shpjegojnë se forcimi drastik i valutave të forta po ndodh për shkak të faktorëve të brendshëm. Në treg verehet një mungesë e theksuar e valutës për shkak të prurjeve të ulta nga emigratët por edhe nga kopmanitë e mëdha të cilat në këtë periudhë të vitit materializojnë fitimin nga lek në euro. Zhvlerësimi i lekut kundrejt valutave të forta dhe vecanërisht euros po penalizon konsumtorët. Tashmë prej disa javësh cmimet në tregje janë rritur ndjeshëm, vecanërisht artikujt ushqimorë. Kjo pasi në këtë periudhë të vitit, tregjet e brendshme furnizohen me mallrat e importit që vjnë kryesisht nga vendet europiane. Forcimi i euros i ka bërë ato më të shtrenjta dhe tregtarët dhe kostot jua kanë faturuar qytetarëve. Nga rritja drastike e euros dhe dollarit po penalizohet edhe klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata po paguajnë më shumë për këstet mujore ku normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit. Një ditë më parë, shqetësim për luhatjet në kursin e këmbimit shrehu edhe komuniteti i biznesit duke i konsideruar ato spekulative. Konfindustria i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të ndërhynte për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të lekut. Ndërkohë ekspertët shpjegojnë se për stabilizimin e kursit të këmbimit duhet të bashkëpunojnë të gjitha institucionet , përshi këtu bankën dhe qeverinë. Kjo e fundit duhet të bëjë kujdes për të mbajtur nën kontroll deficitin buxhetor. (e.n/News24/BalkanWeb)