Gati plani emergjent për prodhimin e Dhrahmisë
Angli- Shteti grek ka filluar të marrë masa nëse bëhet largimi nga zona euro.
Reuters raporton se kompania britanike e prodhimit të kartmonedhave De La Rue ka bërë gati planin për prodhimin e Dhrahmive nëse Greqia largohet nga Eurozona.
Kjo është kompania më e madhe në botë për prodhimin e kartmonedhave, hartimi i një plani nga ana e saj tregon se largimi i shtetit Helen mund të jetë i afërt.
Gjithashtu bëhet e ditur se një printer gjigand do të jetë në gadishmëri dhe gjithçka do të bëhet në bazë të rrethanave.
Një rol të madh në Greqi do të luajnë zgjedhjet e 17 Qershorit ku pritet të krijohet një qeveri e qëndrueshme, por sondazhet favorizojnë SYRIZA- n dhe plani i saj është largimi i Greqisë nga zona euro.