OJQ’të kundër projekt-ligjit për qendër historike
Organizatat joqeveritare, aktive në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe konsultimeve për pjesëmarrje publike në vendimmarrje, që veprojnë në Prizren, përmes një reagimi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj procesit të hartimit dhe miratimit të projekt-ligjit për qendrën historike të Prizrenit.
Hartimi i këtij projekt-ligji, që zgjat rreth dy vjet, ka dëshmuar për qasjen përjashtuese të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar ndaj shoqërisë civile dhe qytetarëve, kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, thuhet mes tjerash në reagim.
Ndryshe, ky projekt-ligj është shqyrtuar të hënën në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, para se të procedohet për miratim në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit të Kosovës.