E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha serbe, lojë e Beogradit

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 18:14

PEN qendra malazeze dhe shoqata e shkrimtarëve të pavarur të Malit të Zi, vlerësoi të hënën se fushatën për barazimin e statusit të gjuhës serbe me atë malazeze në Mal të Zi e ka “urdhëruar Beogradi zyrtar”.

Dy shoqatat letrare malazeze vlerësuan se synim i fushatës është “shqyerja e lëkurës së njomë të vendit nëpër tegela etnik, sipas modelit të Bosnje e Hercegovinës”.

Motiv i fushatës, sipas shkrimtarëve malazezë, është që pak para datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në BE Mali i Zi të paraqitet si një shtet që nuk funksionon si një shtet modern dhe stabil evropian.

Nëse në arsim gjuha serbe do të futej si lëndë e obligueshme, kjo do ta bënte sistemin arsimor malazez të pakuptimtë, dhe do të nënkuptonte mohimin e Kushtetutës dhe shtetësisë së saj, thonë shkrimtarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›