E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade apel qytetarëve: Bashkohuni me ne në protesta për t’i dhënë fund keqqeverisjes Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, apeloi sot ndaj të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestat për t’i dhënë fund keqqeverisjes që buron nga deformimi i vullnetit të lirë të votës së 28 qershorit, që me shurdhëri, kokëfortësi e panik mbahet kyçur në kutitë e votimit. “Kur një pushtet deformon e grabit vullnetin e zgjedhësve për t’u kthyer në një kastë që pasurohet në kurriz të qytetarëve, një popull i emancipuar ka të drejtën e detyrimin që t’i thotë këtij pushteti ndal, me çdo formë demokratike. Prandaj sot Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen protestave tona të pandalshme”, u shpreh Dade përmes një komunikimi me mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›