PS: Apel 460 mijë fermerëve të bashkohen me ne në protesta për largimin e këtij pushteti Deputeti i PS, Fatmir Toçi

Partia Socialiste vlerësoi sot se projektligji më i fundit për tokat i sjellë nga qeveria në Kuvend s’është tjetër, por veç një përpjekje e pashembullt për të grabitur pronat e 460 mijë fermerëve në mbarë vendin. Deklarata është bërë nga deputeti socialist, Fatmir Toçi, i cilësoi përmes një komunikimi për mediat tha se ky është një ligj i ngritur jo mbi interes e shqiptarëve, por mbi interesat e një grupi njerëzish të familjes biologjike e politike që sot sundon Shqipërinë, të cilët me mbështetjen e strukturave policore dhe të administratës shtetërore po tentojnë sot të zaptojnë toka që nga derdhja e Vjosës e deri në Ksamil. Sipas tij, PS nuk do lejojë që fermerët të dhunohen duke u grabitur në pronën e tyre. Ai tha se PS ka kërkuar me kohë që ky ligj të mos miratohet nga Kuvendi, por hapat që ndërmerren dhe heshtja e Berishës për këtë ligj, tregon se nuk është i rastësishëm dhe madje në interes të vetë familjes dhe oborrit. “Prandaj sot PS u bën apel 460 mijë fermerëve të cilët nuk pranojnë t’u merret toka në mënyrë arbitrare nga shteti i Saliut, të bashkohen me ne në protesta për largimin e këtij pushteti që grabit me ligj”, apeloi Toçi.