E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozi sulmohet nga një i panjohur

Televizioni francez “BFM” publikoi pamjet nga ngjarja e ndodhur në qytetin Brax, në rajonin Lot-et-Garonne, ku Sarkozi ndodhej për vizitë. Në video shihet qartë një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që kap Presidentin Sarkozi nga xhaketa dhe tenton ta tërheqë nga vetja. Kjo ndodhi teksa Presidenti po përshëndetej me turmën e mbledhur në Brax.

Ndërhyrja e truprojave të Presidentit Sarkozi ka qenë e menjëhershme dhe agresori u bllokua menjëherë. Zyra e Presidentit francez nuk ka bërë asnjë koment lidhur me incidentin teksa nuk dihen shkaqet që kanë çuar agresorin në kryerjen e një veprimi të tillë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 15:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›