E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Jemi gati për të gjitha emergjencat gjatë dimrit

Drejtoria e Emergjencave Civile është në gatishmëri për përballimin e dimrit, i cili mund të sjellë mjaft probleme kryesisht në bllokimin e akseve rrugore. Kështu është shprehur kreu i këtij dikasteri Alfred Olli në një tryezë të përbashkët me strukturat homologe amerikane ku bëri të ditur se çdo prefekturë ka ngritur shtabet e saj të emergjancave për përballimin e këtyre rasteve. Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Amerikane do të shkëmbejnë eksperienca për përballimin e rasteve në të cilat paraqitet rrezik tërmetesh dhe bllokim të akseve rrugore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›