E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e Mijevjecarit Kokefortesi e PS-se vota kunder Administratives

Drejtori i SM-se Opozita dogji fondin 16 milione dollaresh. Shqiperia vendi me i suksesshem me programet qe po zbatohen ne 16 shtete perfituese nga programi i SHBA-se per Sfiden e Mijevjecarit

Shqiperia shihet si vendi me i suksesshem me programet qe po zbatohen ne 16 shtete perfituese nga programi i SHBA-se per Sfiden e Mijevjecarit. Por mungesa e votave te opozites ne miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-se per perberesin e kesaj gjykate ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA-ja perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret per ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga gjykatat e reja. Pikerisht vendimin bojkotues te opozites shqiptare ndaj ligjit qe mundesonte ngritjen e Gjykates Administrative e denoncoi dje edhe drejtori i Politikave te projektit te sfides se mijevjecarit Brus Kai. Sipas tij mosaprovimi ne Parlament i Gjykates Administrative eshte nje gjest kokefortesie dhe shenje mosbashkepunimi nga ana e opozites per kryerjen e reformave te rendesishme ne vend. Gjate takimit dje ne Tirane me ministrin e Inovacionit Genc Pollo ky i fundit duke cituar deklaraten e zotit Kai tha se vendit i eshte bllokuar nje fond prej 16 milione dollaresh i vene ne dispozicion per Gjykaten Administrative. Duke vijuar me citimin e deklarates se zotit Kai Pollo theksoi se Shqiperia shihet si vendi me i suksesshem me programet qe po zbatohen ne 16 shtete perfituese nga programi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Sfiden e Mijevjecarit.

Shqiperia eshte vleresuar si me e suksesshme ne zbatimet e projekteve nje prej tyre ai i prokurimeve publike qe u vleresua me cmim nga OKB-ja - tha Genc Pollo. Kete deklarate ministri Pollo e beri pas nenshkrimit te marreveshjes me UNIFI dhe Alcatel-Lucent per fillimin e punimeve per ndertimin e rrjetit kabllor nenujor me fibra optike i cili do te siguroje internet me shpejtesi ne te gjithe vendin. Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes ambasades se tyre ne Tirane shprehen para disa ditesh zhgenjimin qe Parlamenti i Shqiperise nuk miratoi ligjin per Gjykaten Administrative. Ambasada deklaroi se projekti amerikan i ndihmes per Shqiperine me vlere 16 milione dollare per kete vit eshte anuluar. Ne deklarate citohej Ambasada e Shteteve te Bashkuara shpreh zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit per gjykatat administrative me 30 shtator 2010. Ligji per gjykatat administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ne institucionet publike si dhe perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Evropian. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit. Ne deklarate behej e qarte se deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-se per perberesin e gjykatave administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA-ja perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga gjykatat e reja.
Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim - theksoi selia diplomatike e SHBA-ve ne Tirane. Ambasada e SHBA-ve u angazhua aktivisht me te dyja partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Ambasada e SHBA-ve shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Eumlshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin. Permes deklarates behej e qarte se populli amerikan ka qene bujar me ndihmen e tij te thelle per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise. Deklarata perfundonte Qysh nga viti 1991 Shtetet e Bashkuara kane ofruar mbi 700 milione dollare ndihma per Shqiperine perfshi programe te perqendruara per pakesimin e korrupsionit cuarjen perpara te shtetit ligjor forcimin e institucioneve demokratike permiresimin e kujdesit shendetesor promovimin e sigurise me te madhe si dhe sigurimin e zhvillimit te vazhduar ekonomik. Ambasada e SHBA-ve shpreh keqardhjen qe kjo mungese e legjislacionit te nevojshem per gjykatat administrative kerkon terheqjen e mbeshtetjes per nje nisme te identifikuar si e rendesishme nga te gjithe shqiptaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›