E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët në protesta, kërkojnë ndërtimin e rrugës Fier-Lalaj

Rreth 400 banorë të fshatrave të komunës Portez në Fier, kanë protestuar sot pasi kërkojnë ndërtimin e rrugës Fier-Lalaj. Banorët kanë deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë komision votimi në zonën e tyre, nëse nuk ndërtohet rruga. 

FIER- Rreth 400 banorë të fshatrave të komunës Portez në Fier, janë hedhur në protestë paraditen e sotme pasi kërkojnë ndërtimin e rrugës Fier-Lalaj, një rrugë prej 7 km e cila është mjaft e dëmtuar dhe kufizon qarkullimin.

Banorët janë mbledhur në fshatin Pyk të kësaj komune ku kanë deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë komision votimi në zonën e tyre nëse nuk ndërtohet më parë rruga. Ndërkohë në 3 shkolla 9-vjecare nxënësit kanë braktisur mësimin gjatë ditës së sotme. Shkollat janë të fshatrave Pyk, Mbyet dhe Kras.

Problemi i rrugës Fier-Lalaj, është trajtuar më herët në televizionin “neës24”, pasi banorët kanë dalë në protesta edhe herë të tjera, por këtë herë ata kanë kërcënuar se nëse nuk i jepet një zgjidhje problematikës së rrugës së tyre, ata përvecse do të bllokojnë aksin nacional Fier-Tepelenë, do të pengojnë edhe punën e komisioneve të votimit për zgjedhjet e 28 qershorit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›