PS del serish hapur kunder BE-se refuzon rekomandimin per miratimin me urgjence te Avokatit te Popullit
Opozita tekanjoze nuk kenaqet as me leshimet e mazhorances. Tregon se ska interes per institucionet por vec per ruajtjen e ngercit ndjekjen e kursit radikal dhe bllokimin e proceseve integruese
Perberja e skenes politike nga mbetje te nje ish force diktatoriale dhe qe per 50 vite me radhe ka dhunuar dhe shtypur te drejtat e shqiptareve sot ne shekullin e XXI ne kohet moderne e ka thuajse te pamundur te shtrohet ne linjen e diskutimit me partine me te madhe ne vend. Ne kete sens Partia Socialiste ka marre per ters ose ska arritur ta kuptoje oferten e sinqerte dhe transparente te mazhorances per emerimin e cfare do kandidati qe do sjelle opozita per emerimin e Avokatit te Popullit. Menjehere pas ofertes publike te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Partia Socialiste reagoi permes deputetit Saimir Tahiri i cili theksoi se nisma e mazhorances tregon deshperimin e shumices duke shtuar se opozita nuk do te ndalet nga kauza e saj per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne kete sens opozita shqiptar e identifikuar permes Partise Socialiste jo vetem qe indirekt injoron nismen e shumices por ne vetvete kryen edhe nje atentat te rende duke neperkembur rekomandimin e nderkombetareve.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli permes nje konference per shtyp deklaroi se qendrimi i mazhorances shkon ne linje te drejte me ate te Bashkimit Evropian
Ne kete oferte drejtuar opozites kryetarja e kuvendit Topalli ka theksuar se nje nder kushtet qe duhet te permbushe opozita per zgjedhjen e avokatit te popullit eshte qe emri i kandidatit qe do te paraqitet duhet qe te mos kete patur precedente penale. Kryetarja e Kuvendit ka theksuar gjithashtu se kandidatura qe do te propozohet nuk duhet te kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike ne kohen e diktatures komuniste dhe ne ceshtjet qe lidhen me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve.
Bashkimi Evropian ka reaguar nje dite me pare lidhur me mosfunksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi. Me ane te nje deklarate BE-ja u ka bere apel te gjitha partive politike te bashkepunojne dhe te procedojne ne menyre urgjente ne lidhje me ceshtjen e emerimit te Avokatit te ri te Popullit.
BE-ja ka theksuar se ngerci politik nuk duhet te jete nje nder shkaktaret pengues ne miratimin e reformave dhe te masave te marra nga parlamenti qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj.
Gjithashtu BE-ja u ka bere thirrje autoriteteve shqiptare te marrin te gjitha masat e nevojshme per te vene ne zbatim ligjin kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per komisionarin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.