E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS denon politikat e ndjekura ne "Albpetrol" dhe "Armo"

Partia Socialiste beri dje nje denoncim publik per reformen politike mbi punonjesit e sistemit te naftes ne kompanite "Albpetrol" dhe "Armo". Ishte Sekretari organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi, i cili gjate nje komunikimi me mediat theksoi se "reforma qe po ndermerret mbi punetoret e sistemit te naftes, nga kompanite "Albpetrol" dhe "Armo", po e con te gjithe sistemin e naftes ne nje kolaps te paralajmeruar". Sipas tij, ky kolaps, nuk ka te beje vetem me largimin e 1706 punonjesve, nga te cilet 1100 punonjes ne "Albpetrol" dhe 606 punonjes ne shoqerine "Armo", por me shume se kaq, po pergatitet serish nje Gerdec i ri ne Ballsh dhe ne Fier. "Ne, si Grup parlamentar i PS, do te kerkojme interpelance urgjente me ministrin, do t'i kerkojme KLSH te vazhdoje procedurat", theksoi Klosi gjate fjales se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›