Rrembimi i Hoxhes, kater te pandehur
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Krimeve te Renda merre te pandehur kater persona per rrembimin dhe me pas torturimin deri ne vdekje te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ne vitin 1995 ne Tirane. Pese vite me pare, tre nga te arrestuarit do te rifitonin lirine, por diten e djeshme nepermjet nje deklarate publike, organi i akuzes beri te ditur se kishte nisur per ne Gjykaten e Krimeve te Renda dosjen voluminoze. Hetimet 13-vjecare per rrembimin dhe me pas torturimin e biznesmenit jane mbyllur me marrjen si i pandehur ndaj ish- drejtorit te SHIK per degen e Tiranes, aktualisht drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Arben Sefegjini, ish-kryetarit te deges ne SHIK, Ilir Kumbaros, ish-shefit te bazes se vezhgimit, Avni Koldashi dhe Budjon Meces, ish-inspektor ne Drejtorine e SHISH.
Hetimi
Ne baze te kerkeses per gjykim, 4 te pandehurit, te cilet jane ne gjendje te lire, akuzohen se me daten 21 tetor te vitit 1995, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane rrembyer ne punishten e duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer Stacionit te Trenit ne Tirane, biznesmenet Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe ne menyre te dhunshme i kane cuar ne nje ndertese ne administrim te SHIK-ut ne Lezhe. Sipas hetimeve ka rezultuar se 42-vjecari se bashku me Loshaj e Kristopulin jane marre peng nga nje makine me targa TR 2449 C, e cila rezulton te jete e regjistruar ne emer te institucionit te SHIK. Pasi jane torturuar Loshaj e Kristopuli jane lene te lire, nderkohe qe Hoxha u ka mbetur ne duar kater te pandehurve, te cilet dyshohet te jene edhe autoret e rrembimit te tij, apo qe kane pergjegjesi. Sipas kerkeses per gjykim mesohet se 42-vjecari Hoxha eshte derguar ne vendin e quajtur Vajin te rrethit Lezhe, ku edhe dyshohet te jete varrosur me pas, por eshtrat nuk i jane gjetur edhe pas 13 vjetesh.
Dosja
Dosja hetimore mban numrin 449, ndersa u pushua gjate vitit 2003, kur ceshtjen e hapi Avokati i Popullit. Dy deshmitaret kyc te ketij procesi jane dy personat qe u moren peng se bashku me Hoxhen, Loshaj e Kristopuli, te cilet kane treguar dhe rindertuar skenen. Te dy keta, persona ndodhen ne listen e deshmitareve qe do te rrefehen edhe gjate procesit gjyqesor. Dosja hetimore eshte dorezuar dje ne Gjykate te Krimeve te Renda, ku edhe pritet te hidhet ne shortin elektronik per te caktuar trupin gjykues. Kater te pandehurit qe do te gjykohen ne gjendje te lire per dosjen "Hoxha", akuzohen nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda per veprat penale te "Rrembimit te personit " dhe "Tortures me pasoja te renda" dhe do te perfaqesohet ne gjykate nga 5 prokurore.
Dosja "Hoxha", arrestimi dhe lirimi ne 2003
Kater te pandehurit kane mundur t'i shpetoje hetimeve 5 vite me pare, per mungese provash dhe per shkak te ligjit per amnistine, i miratuar nga parlamenti. Procedimi penal mbante numrin 449, te vitit 1995, ku edhe behej fjale per ushtrimin e tortures ndaj biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe zhdukjen e tij, si dhe ushtrimin e tortures ndaj Ziso Kristopulit dhe Armando Loshajt. Pas u kryen disa veprime hetimore, akuza ndaj Avni Koldashit u pushua. Ilir Kumbaro arriti t'i shpetoje mases se sigurise, pasi pas ngjarjes ky i fundit u largua nga vendi. Nga hetimet e kryera nga ana e prokurorise rezultoi se te pandehurit Arben Sefgjini, Budion Mece dhe Ilir Kumbaro ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin konsumuar elementet e veprave penale te shperdorimit te detyres dhe te tortures ndaj Remzi Hoxhes, biznesmen duralumini. Por vepra penale e "shperdorimit te detyres" arriten te amnistohen ne vitin 2003, per ngjarjet para dates 5 prill 1997. Grupi hetimor nuk arriti te provonte vrasjen e Hoxhes dhe eshtrat nuk u gjeten. Sefgjini e Mece u liruan me pas nga burgu si te pafajshem.