PS dënon vrasjen e gjykatësit Skerdilajd Konomi

Partia Socialiste i ofron ngushëllimet e saj të sinqerta, familjes së gjykatësit Skerdilajd Konomi që humbi sot jetën në një sulm mafioz në qytetin e Vlorës.
"Ngjarje si kjo, ku dora e krimit nuk ngurron të sulmojë e vrasë përfaqësuesit më të larte të ketij shteti janë të papranueshme dhe përbejnë një sinjal alarmi për mbarë qytetaret e këtij vendi.
Drejtësia duhet te veprojë me force për të nxjerre sa më shpejtë autoret e ketij krimi të shëmtuar përpara pergjegjësive dhe për tu rezervuar atyre denimin e merituar për ketë vrasje mafioze" thuhet më tej në reagim.