PS, denoncon vjedhjen e prones se 33 familjeve ne Kolonje
Në vijim të publikimit të fakteve, që kanë të bëjnë me cënimin e të drejtës së pronësisë, si dhe përfitimit të padrejtë të pronësisë, deputetët e Partisë Socialiste, Erion Brace dhe Alfred Dalipi kanë njohur sot mediat me një tjetër rast flagrant. Në vijim të denoncimeve të mëparshme, përgrabitjet alarmante të pronave nga zyrtarë të lartë shtetërorë përmes veprimit dhe mosveprimit të tyre. Bashkë me deputetët në këtë komunikim me mediat kanë qenë dhe dy përfaqësuesit e 33 familjeve, Tomorr Mezini dhe Kujtim Cane, të dy nga rrethi i Kolonjës, nga fshati Vrëpckë. Nënkryetari i Grupit të PSSH Erion Brace u shpreh: “Më 1999, AKK e pronave në Kolonjë, së bashku me Gjykatën e Shkallës së parë, kanë marrë vendim për t’i dhënë rreth 700 ha pyje dhe kullota pyjore vetëm dy personave nga fshati Vrëbckë.
Siç konfirmon një raport i hollësishem më firmë dhe vulë të qeverisë së Berishës, i nënshkruar nga Alibeaj, atëhere Drejtor i Departamentit të Kontrollit në kryeministri, qoftë vendimi i gjykatës, qoftë vendimi i AKK-së, në Kolonjë, është marrë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument që vërteton pronësinë e këtyre dy personave. Ai është marrë thjesht me vërtetim, dhe ai vërtetim i pambështetur në asnjë provë, në asnjë fakt, apo dokument zyrtar të periudhës së mëparshme, që vërtetonte pronësinë, pra vetëm në thashetheme. E konfirmon pikërisht ky dokument zyrtar, i firmosur nga Myqerem Tafaj dhe më pas nga Enkeled Alibeaj. Sot, Ministri i Drejtësisë, atëherë drejtor i departamentit të antikorrupsionit pranë kryeministrit. Ndërkohë, që po e njëjta gjykatë, ajo e shkallës së parë, e kolonjës, e konfirmuar më pas edhe nga Apeli i Korcës, ka marrë vendimin që njeh pronësinë e truallit, 700 ha, 33 trungjeve të familjarëve të fshatit, që i përfaqësojnë këto marrdhënie ndërgjyqëse, me prokurë të posaçme, këta dy zotërinj. Pavarësisht se janë marrë këto vendime që në vitin 2000, sot jemi në vitin 2008, AKK në kohë të ndryshme, nuk zbaton këto vendime për t’i kthyer pronësinë 33 trungjeve familjare të fshatit Vrëbckë. Ky është skandal.”.
Ndërsa deputeti i PSSH Dalipi u shpreh: “Edhe njëherë unë do të doja të denoncoja jo vetëm këtë rast, pornjë veprimtari abuzive që është bërë tashmë fenomen dominues jo vetëm në qarkun e Korçës, është edhe në qarkun e Gjirokastrës, edhe në qarkun e Vlorës. Nuk ka pëllëmbë të malit të Gramozit që nuk i është dhënë individëve, duke futur në konflikt komunitete të tëra dhe fshatra të tëra. Nuk ka pëllëmbë pyje, në zonën më të pyllëzuara të vendit, Kolonjës, që nuk i është dhënë individëve duke futur në konflikt të hapur me komunitetin dhe me fshatrat e këtij rrethi. Nuk ka pëllëmbë të malit të Moravës që nuk i është dhënë individëve. Problemet dhe shqetësimet kryesore, që ngrenë komunitetet e këtyre fshatrave në këtë rajon është pamundësia që kanë ata për kullota dhe për dru zjarri, sepse gjithçka është kthyer vetëm në duart e një grushti njerëzish të cilët mbrohen politikisht, njerëz të cilët i kanë kthyer ngjyrat e këtyre pyjeve nga jeshile, në blu.