Pirro Lutaj, braktis PAD-në, bashkohet me PS-në
Pirro Lutaj është deputeti më i ri i partisë Socialiste. Ai është shkëputur nga partia Aleanca Demokratike dhe në një letër të dërguar nga Londra ku Lutaj ndodhet për arsye pune, i ka kërkuar Valentina Leskaj pranimin e tij në PS. Arsyet e shkëputjes nga PAD-ja kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese në parlament. Lutaj ka qenë pro ndryshimeve ksuhtetuese. Në letrën e tij ai thekson se ndryshimet në marrëdhënien e brendshme të koalicionit opozitar e kanë detyruar atë të jetë një anëtar i grupit parlamentar i PS-së.