E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dergon vulat rezerve ne Kolegj Zgjedhor

Partia Socialiste ka dorezuar ne Kolegj ankimimin per vendimin e marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per vulat rezerve. Socialistet kerkojne pavlefshmerine e ketij vendimi pasi eshte marre me kater vota. Sipas tyre per shkak te shtrirjes ne te gjithe vendin ky vendim duhet te ishte marre me shumice te cilesuar pasi eshte akt normative.


Me 30 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vetem me votat e kater anetareve vendimin per te prodhuar vula shtese per zgjedhjet e 8 majit. Per cdo qender administrata e institucionit qe merret me administrimin e zgjedhjeve ka parashikuar qe per cdo qender votimi te pergatise nje vule. Ne rast se sekretari qe mban edhe vulen do te vendose qe te largohet atehere KQZ do te marre vendim per dergimin ne ate qender te nje vule te re.


Prodhimi i vulave te reja nuk u prit mire nga perfaqesuesit e opozites te cilet dyshojne se vendimi i hap rruge manipulimit te zgjedhjeve vendore. Numri i vulave rezerve do te jete i barabarte me numrin e qendrave te votimit. Keto jane per deshiren tone ashtu sikurse per sigurine do te prodhojme flete votimi rezerve. Ju e dini se prodhohen flete votimi 2 per qind tha Ristani.


Nderkohe dje KQZ ka filluar edhe provat per shfaqjen e imazheve nga vendet e numerimit te votave. Ne ekranet e vendosur ne korridorin e ketij institucioni kane filluar qe te shfaqen imazhet e para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›