Berisha Zgjedhjet e 8 majit jane ne dore te komisionereve

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise u ka bere thirrje komisionareve te administrimit te procesit zgjedhor angazhim maksimal dhe respektim te ligjit ne menyre qe procesi i 8 majit te jete ne perputhje me te gjitha standardet nderkombetare.
Nderim me i madh qe mund ti bejme idealeve dhe aspiratave evropian jane zgjedhje me standarde. Kam nje mesazh te vecante per komisioneret e maxhorance dhe te gjitheve. Dua ti siguroj se pavaresish se ciles force politike i perkasin besimi im eshte i plote tek ata per respektim te ligjit. Jane ata qe me date 8 maj shnderrohet ne vendimmarresit me te rendesishem te vendit kane fatin te jene kujdestar te votes qe qytetareve shqiptar. Kane procesin zgjedhor ne duar thirrja ime eshte zbatoni ligjin tha Berisha.
Kryeministri kerkoje qe kete here te mos perseriten gabimet e bera ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ku raporti i OSBE/ODIHR cilesoi procesin si te dobet
Ne 1/3 e qendrave te numerimit te votave.
Gjate mbledhjes se qeverise Berisha duke folur me masat e reja te uljen e tarifave te SMS-ve tha se duket se kesaj radhe facebook-u do percaktoje rezultatin e zgjedhjeve kesaj radhe duke marre parasysh anetaresimet neper faqet e kandidateve per zgjedhjet e 8 majit. AKPE do te trajtoje me seriozitet rregullimin e problemit te SMS-ve pasi jane bere menyre me absolute e komunikimit tha Berisha.