E Diel, 1 Nëntor 2026

Galeria shpall fituesit e fondit per artistet emergjente

Galeria Kombetare e Arteve shpalli dje fituesit e Konkursit Artiste Emergjente ne GKA. Juria e perbere nga Rubens Shima Suzana Varvarica Ylli Drishti dhe Herida Duro shqyrtoi dosjet e tete artisteve pjesemarres konkurrues ne kete projekt.


Ne perfundim vleresoi dhe klasifikoi fitues 4 artiste dosjet e te cileve jane me te plotesuara sipas kritereve te kerkuara ne pershtatje me natyren vendin e punes dhe kerkesat specifike qe ka institucioni i GKA. Orion Bimbashi Blerina Muca Bujana Demiraj dhe Spiro Lacka do te lidhin nje kontrate me Galerine Kombetare te Arteve per periudhen maj-dhjetor 2011. Gjate kesaj kohe ata do te tregojne se cfare dine te bejne ne fushen e administrimit te nje projekti te arteve pamore.

Projekti Konkursit Artiste Emergjent ne GKA ka per qellim rivitalizimin dhe sjelljen e energjive te reja nga keto kontigjente artistesh ne Galerine Kombetare te Arteve ndertimin e nje rrjeti specialistesh dhe kuratoresh te rinj ndertimin e projekteve te perbashketa dhe futjen e praktikave me te reja te organizimit koordinimit dhe kurimit te aktiviteteve kombetare dhe nderkombetare ne Institucionet tona kulturore.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›