PS dhe levat e saj mbrojnë ndërtimet pa leje në Tiranë

Taulant Balla shan edhe një herë tjetër Institucionet
Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë ka nervozuar Partinë Socialiste që nëpërmjet levave të saj dhe deputetit Tualant Balla kanë denoncuar aksionin e prishjeve nga ana e Bashkisë të ndërtimeve pa leje. Konflikti mes një banori të zonës dhe inspektorëve ndërtimorë u regjistrua rreth orës 18:30 të pasdites pardjeshme pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë gjatë ndërhyrjes në një objekt të planifikuar për prishje pasi zinte hapësirat publike. Një nga personat në vendngjarje kundërshtoi prishjen e objektit dhe është konfliktuar me fjalë me inspektorin ndërtimor, sherr që më pas ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Në mbrojtje të ndërtesës pa leje ka dalë Taulant Balla, deputet i PS, i gjobitur disa nga herë nga Gjykata për shpifje ndaj personave të tretë. Kësaj radhe Balla është shprehur në rrjetin social Facebook se, Gjoja në emër të prishjes së ndërtimeve pa leje, Florenc Hoxha vazhdon të sillet rrugaçërisht në rrugët e Tiranës. Në fakt ky person, Florenc Hoxha, është edhe sekseri kryesor i ndërtimeve pa leje në Tiranë. Janë të shumtë qytetarët që dëshmojnë për ryshfete të paguara kundrejt tij dhe kunatit, me qëllim lejimin e ndërtimeve pa leje”, shkruan Balla. Padyshim, ky është fjalori për të cilën është gjobitur kush e di sa herë deputeti i PS, i cili duhet të paguajë mijëra euro shtetit.